• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS shtyn deri në dhjetor 2027 ligjin për investimet strategjike, favorizon oligarkët

23:33 : 24/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Socialistët po bëhen gati të miratojnë zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike edhe 4 vite të tjera, deri në dhjetor të vitit 2027, sipas propozimit të dorëzuar nga deputeti Eduart Shalsi në Kuvend të mërkurën në mbrëmje.

Ligji shumë i debatueshëm i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023, por sipas propozimit socialist ndryshimet ligjore do të kenë efekt prapaveprues duke e shtrirë veprimin që nga data 1 janar 2024.

Ndryshimet ligjore parashikojnë të rrisin dhe vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t’i japin më shumë rol në vendimmarje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat.

“Në nenin 36 fjalet “data 31 dhjetor 2023” zevendesohen me fjalet “data 31 dhjetor 2027″”- thuhet në propozim.

Në nenin e fundit parashikohet që “ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare me perjashtim te nenit 6 te ketij ligji,i cili i shtrin efektet nga 1 janari 2024”.

Lexo edhe:

BE-ja drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Referendum për “Investimet Strategjike” dhe “Paketën e Maleve”, Lapaj dorëzon kërkesën në KQZ

Në relacionin bashkangjitur deputeti propozues e cilëson në përputhje me Kushtetutën efektin prapaveprues të ligjit.

Kjo është shtyrja e tretë e afatit të një ligji që është miratuar në vitin 2015, dhe u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama”, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend me justifikime të ndryshme nga socialistët.

Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë.

Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit.

Ligji i mëparshëm u njihte statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investonte më shumë se 5 milionë euro dhe punësonte 80 punëtorë.

Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera./BIRN

Etiketa: 2027afatidhjetorfavorizoheninvestimet strategjikeligjioligarkët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE-ja drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

18:49 : 20/05/2026
AKTUALITET

Referendum për “Investimet Strategjike” dhe “Paketën e Maleve”, Lapaj dorëzon kërkesën në KQZ

11:52 : 29/04/2026
AKTUALITET

Portet turistike pa garë, reagon zyra e BE në Tiranë: Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve

13:13 : 15/04/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet vendore, Rama përdor sërish integrimin në BE si kartë elektorale

18:55 : 09/04/2026
Lajmet e Dites

Kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Çfarë thotë Alimehmeti

22:31 : 08/04/2026
AKTUALITET

Zhupa: Kuvendi fabrikë ligjesh me porosi për t’u dhënë oligarkëve copa Shqipërie

11:37 : 19/02/2026
Para

Horoskopi ditor, e enjte 25 Janar 2024

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom