• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Kuvendi fabrikë ligjesh me porosi për t’u dhënë oligarkëve copa Shqipërie

11:37 : 19/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se Parlamenti është kthyer në një “fabrikë” që prodhon ligje me porosi, duke akuzuar mazhorancën për kapje të procesit ligjvënës dhe mbrojtje të zyrtarëve të lartë.

Ajo u shpreh se mazhoranca ka dy muaj që mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa theksoi se korrupsioni është kthyer në një rrezik serioz për Reformën në Drejtësi.

Sipas saj, në Kuvend po miratohen ligje që, hartohen sipas interesave të ngushta të qeveritarëve apo oligarkëve.

“Sipas Transparency International, Shqipëria ka rënë me 11 vende përsa i përket korrupsionit.

Jo vetëm që parlamenti nuk e diskuton, por parlamenti është bërë strofa më e lartë e korrupsionit, duke prodhuar atë që quhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, korrupsioni legjislativ.

Lexo edhe:

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Këtu është bërë një fabrikë ligjesh me porosi, të cilat vijnë sipas orekseve o për të mbrojtur qeveritarët, ose për të dhënë copa të Shqipërisë oligarkëve dhe klientëve dhe ne do të duhet thjesht që të votojmë.

Ne të flasim kundër, kartonat i keni gati dhe të prodhohen ligje për të dhuruar Shqipërinë. Keni formën e dytë të sofistikuar që kalon përsëri sot me një projektvendim që nuk e diskutojmë dot.

Të asaj që quhet korrupsioni politik, ku njerëzit që duhet të ushtronin detyrat kushtetuese në mënyrë të pavarura, tre muaj mbasi kanë lënë mandatin kushtetues, votohen, mbështeten nga mazhoranca, siç është rasti i ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese Olta Xhaçaj, e cila nga kryetare e Gjykatës Kushtetuese për tre muaj votohet nga mazhoranca socialiste si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, për të treguar në fakt atë që e kemi thënë gjithmonë, që siç po e mbështesni sot, ju ka mbështetur në çdo vendimmarrje në Gjykatën Kushtetuese.

Së treti keni atë korrupsionin penal, atë për të cilin jua tha dje edhe Mekalister që është testi kritik. Dhe testin kritik ju keni dy muaj që e mbani në zyrtarët e kuvendit.

Keni dy muaj që i garantoni mbrojtje zëvendës kryeministres, ministres tuaj dhe deputetes tuaj.

Korrupsioni penal është ai në fakt që cënon drejtpërdrejtë edhe atë që jeni mburrur vetë, reformën në drejtësi, e që ju do të ishit pishtarët e reformës në drejtësi.

Por ju reforma në drejtësi është shumë e mirë për aq kohë sa merret me opozitën.

Po kur vjen puna që duhet të arrestohen dhe duhet të gjykohen anëtarët e qeverisë, atëherë ju ndryshoni ligjet, atëherë ju merrni masa për t’i mbyllur në zyrtarët e kuvendit dhe atëherë po, nuk ka më asnjë kuptim për ju reforma në drejtësi.

Ndaj do t’ju lutesha që ta fusni në rend dite të kësaj seance ose të seancës së ardhshme, një diskutim për raportin për korrupsionin në Shqipëri, se Shqipëria ka humbur plot 11 vende dhe kjo është e gjithë”.

 

Etiketa: ina zhupaoligarkëtparlamenti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

12:01 : 08/07/2026
AKTUALITET

Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujërave larës! Qeveria pritoritet betonizimin

12:31 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: PD do të ripërtërihet! Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja

20:31 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026
AKTUALITET

Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

15:17 : 28/06/2026
Para

Tregu në krizë për punëtorë, fatura e shpopullimit që po paguan Shqipëria

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş