• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paratë e pista dhe qumështi i blegtorëve shqiptarë

Disa protesta në Gjirokastër dhe Fier kanë vënë në dukje vuajtjet e blegtorëve në lidhje me rënien e çmimit të qumështit të paguar nga disa fabrika të mëdha përpunuese, gjë që ka tërhequr vëmendjen në një situatë të kufizimit të konkurrencës, por që nuk duhet të lërë pa vëmendje gjendjen primitive të blegtorisë si dhe forcën gërryese të parave të pista në ekonominë shqiptare.

14:15 : 24/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Një lajm i pazakontë erdhi nga Autoriteti i Konkurrencës gjatë ditëve të fundit. Kryetari Denar Biba raportohet se ka zbritur në terren për t’u takuar me blegtorët e Fierit për shkak se këta të fundit, janë ngritur në protestë kundër disa grumbulluesve të mëdhenj të qumështit në vend,  të cilat këtë vit kanë vendosur të ulin çmimin që u paguhet fermerëve për qumështin e bagëtive të imëta, dele dhe dhi, nga 180 lekë në 120 lekë.

Rënia e çmimit me të cilin industria përpunuese blen qumështin vjen në një kohë kur, sipas raportimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Instat, tufat e bagëtive dhe, për rrjedhojë, prodhimi i qumështit, është pakësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Numri i deleve dhe i dhive ra me 7% në vitin 2022, në krahasim me vitin 2021, (të dhënat e fundit të disponueshme), ndërsa numri i lopëve ra me 11%. Dhe  gjithashtu, prodhimi i qumështit ra me 4.2% në total, ku rënia ishte afërsisht e njëjtë si për qumështin e lopëve ashtu edhe për atë të deleve dhe dhive. Rënia në blegtori dhe nënprodukte nuk duket se është vetëm tendencë e vitit 2022 por vijon prej disa vitesh, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2018, vendi kishte gati 2.8 milionë krerë bagëti të imëta, ndërsa në 2022 ra në 2.1 milionë. Dhe prodhimi i qumështit të deleve dhe të dhive ra nga 170 mijë litra më 2018 në 145 mijë më 2022.

Rënia e prodhimit të qumështit mundet të jetë rrjedhojë e shumë faktorëve, të cilat, në mungesë të studimeve serioze dhe të besueshme, ne vetëm sa mund t’i marrim me mend. Por rënia, normalisht do të kishte sjellë presion për rritjen e çmimit të qumështit dhe jo për rënien e tij.

Sjellja oligopsoniste e industrisë përpunuese, e cila po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës mundet të ketë rolin e vet në këtë histori, ndonëse krijimi dhe mbajtja e një oligopsoni në tregun e qumështit, ku ka mijëra dhe mijëra prodhues dhe ku një pjesë e konsiderueshme e prodhimit u shitet drejtpërsëdrejti konsumatorëve pa kaluar në industrinë agropërpunuese, teorikisht ngjan një ushtrim i vështirë. Dhe kur vëren se fabrikat e dyshuara operojnë në zona gjeografike të ndryshme dhe konkurrojnë me një numër të lartë baxhosh, të cilat janë pak më shumë se punishte të thjeshta, koncepti i oligopsonit, pra një numri të kufizuar blerësish që koordinojnë sjelljen përkundrejt një numri më të lartë shitësish, ngjan sikur është një ushtrim shumë i vështirë.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

Gjithsesi, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka pse të lodhet shumë për të zbuluar të vërtetën. Atij i mjafton të marrë të librat e shitjeve dhe të blerjeve të kompanive nën hetim për të parë nëse ka apo jo kufizim në çmimin e blerjes së qumështit.

Nga ana tjetër, ka një elefant në dhomë, i cili dukshëm shpjegon një pjesë të konsiderueshme si të rënies së prodhimit të qumështit, ashtu edhe të presionit në ulje për çmimet. Është fjala për kursin e këmbimit, i cili, ndonëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me dhitë dhe delet, në mënyrë shumë domethënëse, cakton kostot e importit dhe të eksportit, e për rrjedhojë edhe të çmimeve.

Qeveria dhe Banka Qendrore e Shqipërisë janë njëzëri duke përsëritur se mrekullia çudibërëse e monedhës kombëtare është produkt i suksesit ekonomik të vendit, para së gjithash, i politikave të mençura ekonomike të qeverisë. Një euro  kushtonte 140 lekë në vitin 2017, para se të fillonte rënia e blegtorisë, ndërsa sot kushton 105 lekë. Rënia me 25%, ku një pjesë e madhe ka qenë gjatë vitit 2023, ka bërë që çdo litër qumësht importi të kushtojë sot 25% më lirë. Dhe rrjedhimisht, fabrikat e përpunimit të qumështit kanë mundësi që, të importojnë qumësht për ta shitur në Shqipëri, ose të kërkojnë nga blegtori që të ulë çmimin për t’u bërë konkurrent me qumështin e importit.

Rritja ekonomike, (e cila në fakt nuk është ndonjë mrekulli), siç pretendon qeveria, kurrsesi nuk ka pse të shkaktojë forcim të tillë të monedhës kombëtare. Nëse, fjala vjen, turizmi rritet, të ardhurat shtesë në valutë do të përdoren për shpenzime shtesë për import mallrash që do të konsumohen nga këta turistë. Ndikimi në kursin e këmbimit të rritjes ekonomike është në çdo rast, margjinal. Dhe tashmë kemi edhe provën e testimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekspertët e të cilit analizuan të dhënat e Shqipërisë duke përdorur teknikat më të përparuara ekonometrike dhe dolën në konkluzionin se përmirësimi i bilancit të pagesave “nuk e justifikon tërësisht” shkallën e forcimit të lekut. Dhe duke qenë se edhe “përmirësimi i bilancit të pagesave” është shkaktuar në një pjesë të madhe nga “blerja e pronave të patundshme nga jorezidentët”, kjo dukshën përforcon hipotezën se forcimi ka të bëjë me asgjë tjetër veç parave të pista. Dhe ka vetëm një mënyrë se si mund të luftohen paratë e pista: ligji Antimafia.

Gjithkush mund të thotë se problemet e blegtorisë ka gjasa lidhen me praktikat primitive, mungesën e infrastrukturës nëpër kullota malore, moskrijimi i ndërmarrjeve moderne të menaxhimit të bagëtive, të cilat ulin vuajtjet e blegtorëve dhe rrisin rendimentin, e kushedi se çfarë tjetër. Por përmirësime të tilla, ndonëse është shumë e arsyeshme që të nxiten, nuk janë kurrë në gjendje të kompensojnë forcimin e monedhës kombëtare me 10 apo 15 për qind brenda një viti. Ato lloj përmirësimesh mund të rrisin eficencën me 1 apo 2 për qind në vit. Protesta e blegtorëve me shumë gjasa ka gjetur shënjestrën e gabuar. Problemi i tyre dhe i vendit në tërësi, janë paratë e krimit.

/Reporter.al/

Etiketa: blegtoriparate e pistaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Çfarë zhvillimi na duhet?

11:10 : 03/06/2026
Para

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese shtyn për të hënën vendimin

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom