Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij për tu paraqitur në SPAK, ku do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha për gazetarët.
Seanca e marrjes në pyetje është planifikuar për në orën 10:00, ndërkohë që rreth ambienteve të SPAK janë mbledhur deputetët e PD, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të ish-kryeministrit.
Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për të njëjtën çështje.