• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Greqia dhe Turqia në kurs shtensionimi

Greqia dhe Turqia shpesh konsiderohen si rivalë të përhershëm, por tani duket se po hapet një kapitull i ri. Për këtë ranë dakord kryeministri grek Micotakis dhe presidenti turk Erdogan.

08:22 : 08/12/2023
në BOTA

Kryeministri grek Kyriakos Micotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erogan nënshkruan në takimin e tyre në kryeqytetin e Greqisë Athinë një deklaratë miqësie. Presidenti turk Erdogan tha se bisedimet kishin qenë shumë të frytshme. Ai e ftoi Mitsotakis për një vizitë në Turqi.

Në të ardhmen pritet të rritet bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregtia, energjia, por edhe lidhur me migrimin, teknologjinë dhe arsimin. Paralelisht me bisedimet mes Micotakis dhe Erdoganit për këto fusha ranë dakord ministrat e të dyja vendet, të cilët zhvilluan në Athinë bisedime pune në kuadër të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit.

Kryeministri grek Kyriakos Micotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri grek Kyriakos Micotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip ErdoganFotografi: Aris MESSINIS/AFP

Erdogani takoi gjithashtu presidenten greke, Katerina Sakellaropulu. Në komentet e dhëna për televizionet ai tha se beson se “takimi për bashkëpunimin strategjik Turqi-Greqi do të çojë në një epokë të re” në marrëdhëniet, duke shtuar se “ne duhet të jemi optimistë dhe ky optimizëm do të jetë i frytshëm në të ardhmen.”

Dyfishimi i tregtisë

Lexo edhe:

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

Ndër të tjera dy vendet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, ranë dakord që në pesë vitet e ardhshme të dyfishojnë vëllimin tregtar mes tyre në 10 miliardë dollarë. Po ashtu në sektorin e turizmit qytetarët turq mund të marrin lehtësisht në të ardhmen viza njëjavore për të pushuar në dhjetë ishuj grekë pranë bregdetit turk. Për këtë marrëveshje Athina kishte marrë më parë miratimin nga BE-ja.

Erdogani dergon nje anije në detin Egje
Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje lidhur me disa çështje drejtash sovraniteti në detin EgjeFotografi: Turkish presidency/dpa/picture alliance

Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit u takua për herë të fundit në vitin 2016 – që atëherë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje ishin përkeqësuar dukshëm. Në të ardhmen parashikohet që takimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes të dy vendeve të zhvillohet çdo vit.

Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të mëdha ndër të tjera lidhur me disa çështje drejtash sovraniteti në detin Egje dhe të drejtën për të nxjerrë dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, si p.sh. gaz natyror nën shtratin e detit.

Erdogani: Të gjitha problemet mund të zgjidhen

Micotakis tha se shpreson se edhe këto çështje mund të tejkalohen. Këtë e mbështeti edhe Presidenti Erdogan, i cili theksoi: “E them hapur, nuk ka asnjë problem mes nesh që nuk mund ta zgjidhim”. “Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Përmes hapave të përbashkët që do të bëjmë si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën”, shtoi Erdogani.

Trupa greke shpëtimi duke vajtur për ndihmë pas tërmetit në Turqi
Trupa greke shpëtimi duke vajtur për ndihmë pas tërmetit në TurqiFotografi: picture alliance/dpa/AP

Greqia dhe Turqia janë prej kohësh rivalë në rajon, por pasi Greqia dërgoi në Turqi trupa shpëtimi dhe ndihma pas tërmetit në muajin shkurt, prej të cilit gjetën vdekjen paktën 50,000 vetë, lidhjet janë bërë më të ngushta. Po ashtu vizita e Erdoganit në Turqi konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të tij për të rivendosur marrëdhëniet shpesh të vështira me aleatët perëndimorë./DW

Etiketa: ErdoganGreqiTurqi

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

08:09 : 03/06/2025
BOTA

Tronditet bota e artit në Turqi! Dënohen me burg aktorët që luajtën “Sulejmanin e Madhërishëm” dhe “Çukurin”

20:28 : 31/05/2025
BOTA

Turqi/ Lëshohen urdhër-arreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

13:57 : 31/05/2025
RAJONI

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

15:41 : 30/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

“Edhe shqiptar, edhe grek”: Filmi eksploron përvojën e shqiptarëve të “Gjeneratës B” në Greqi

12:11 : 30/05/2025
Para

"Ik moj gënjeshtare katundi", sherr në "BBVK", Edona përplaset me Kaderin

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com