• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“PD në aksion”/ Berisha: Beteja në parlament ka të bëjë me sovranitetin

17:37 : 29/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me kryetarët e degëve të PD në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur ndër të tjera se, beteja e nisur në parlament si asnjëherë tjetër në këto 32 vite, ka të bëjë me sovranitetin e popullit.

 ‘Sovraniteti i brendshëm është një dhe vetëm një, fuqia e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Është fuqia që Kushtetuta e vendit, u jep qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e vet’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Shpreh kënaqësinë që takohemi sonte në prag të Kuvendit Kombëtar të PD, i cili ka dhe do ketë çështje themelore, veprimin, ose Opozita në Aksion, PD në Aksion!

Lexo edhe:

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

Në ekzistencën e saj, gjatë 32-viteve, demokracia shqiptare, të drejtat e shqiptarëve, nuk kanë qenë kurrë siç janë sot, të shkelmuara nga një person që ka vendosur në Shqipëri pushtetin e tij të plotë personal. Që kontrollon sot të gjitha pushtetet, i kontrollon në mënyrën më të rreptë.

Që pas zgjedhjeve të majit, kaloi në një përpjekje të re të asgjësimit de facto të opozitës në parlament. Duke u mohuar deputetëve të opozitës, të drejtat më themelore të atyre që ata përfaqësojnë. Asnjë nga nenet kushtetuese që lidhen me deputetin në parlament, nuk kanë të bëjnë me personin. Janë të gjitha nene që garantojnë parlamentin për funksionin e tij si tempull qendror i demokracisë.

Ju jeni dëshmitarë se prej mëse një muaji, në parlament zhvillohet një betejë, të cilën nuk e ka njohur ndonjëherë parlamenti.

Zhvillohet një betejë që ka të bëjë me jetën ose vdekjen e pluralizmit parlamentar. Pra, një betejë që ka të bëjë si asnjëherë tjetër në 32 vite, me sovranitetin e popullit shqiptar.

Ju duhet ta dini, në doktrinën politike, sovraniteti ka dy anë. Ka anën e brendshme dhe anën e jashtme, marrëdhëniet me jashtë. Sovraniteti në marrëdhëniet me jashtë është fuqia e një vendi për të marrë vendime të pavarura në interes të tij, të pandikuara dhe për të mbrojtur interesin e tij.

Kurse sovraniteti i brendshëm është një dhe vetëm një, fuqia e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Është fuqia që Kushtetuta e vendit, u jep qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e vet.

Ky kontroll, sipas Kushtetutës, ushtrohet para së gjithash nëpërmjet komisioneve parlamentare.

Pra, ajo e cila duket një çështje ndoshta jo dhe aq e rëndësishme, ajo në fakt është një çështje më themelore e sovranitetit të brendshëm të një vendi.

Nëse qytetarët, nuk lejohen, nuk mundet të ushtrojnë kontroll mbi qeverinë dhe qeveritarët e tyre, sovraniteti i tërë- edhe ai i brendshmi- ka kaluar në duart e një njeriu. Në një kohë kur ai i takon popullit.

Ky është një zerim i fuqisë së një populli në një vend, për të kontrolluar qeverinë e tij.

Ne aty, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë. Ne nuk largohemi nga parlamenti, kjo të jetë e padiskutueshme.

 

Etiketa: betejekuvendSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

13:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

13:38 : 09/09/2025
RAJONI

Osmani: Kuvendi nuk mund të bllokohet për një nënkryetar

12:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha akuza Ramës: Kartelat përdoren për vota dhe në këmbim jep “licencë” për të vra*ë

19:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

14:46 : 08/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Ramaduro e vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

18:02 : 07/09/2025
Para

Champions/ Galatasaray-Man.United dhe Sevilla-PSV, ja si rreshtohen skuadrat

TË GJITHA

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
Screenshot

Kufomat e të pafajshmëve/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025

Goditet banda e dro*ës në Padova, në pranga 4 vajza shqiptare! Sekuestrohen edhe 36 mijë euro

19:58 : 09/09/2025

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

19:49 : 09/09/2025

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Letoni, ja si rreshtohen kuqezinjtë

19:25 : 09/09/2025

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com