• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama përuroi në maj “Nyjen e Fllakës”, Berberi shpërblen me 250 mijë euro firmën në nëntor!

10:40 : 21/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në datën 19 maj 2023, kryeministri Edi Rama bëri një status në rrjetet sociale, duke inauguruar “Nyjen e Fllakës”, në autostradën Tiranë-Durrës. Një nyje e cila ishte problematike. Për këtë segment u shpenzuan plot 1.2 milionë euro për të rehabilituar.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë pamje nga përfundimi i punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, ishte statusi i kryeministrit në atë kohë. Pra, “pamje nga përfundimi i punimeve”.

Koha na ka treguar që mos t’i besojmë asnjë fjale të kryeministrit. Pasi, në kantieret e rrugëve që ai përuron, Autoriteti Rrugor Shqiptar akordon miliona lekë dhe euro si shtesë fondi.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Zjarret në pyje, fatura që djeg

Ka ndodhur disa herë në Rrugën e Arbrit, në Palasë, në Qafë-Botë apo edhe në Kardhiq-Delvinë. Pra, në pjesën më të madhe të rrugëve që ai dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku, përurojnë. Megjithatë, edhe për “Nyjen e Fllakës” ka sërish shtesë fondi, pavarësisht se Rama i përfundoi. Dy janë mundësitë; ose rruga s’ka përfunduar ose këto para’ po jepen në formë ryshfeti. Dhe këtë përgjigje duhet ta dijë si Rama ashtu edhe Balluku.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka akorduar një shumë prej 250 mijë eurosh për Nyjen e Fllakës

Megjithatë, kjo dyshe ka vijuar xhirot nga veriu në jug. Rasti më i fundit në Dibër, vizituan kantierin e segmentit Maqellarë – Peshkopi, ku automjetet e firmës “SELAMI” po bënin punime. Dhe, menjëherë sapo Rama-Balluku u larguan, Thesari i Shtetit i kaloi kësaj firme miliona euro, për skarpatet në rrugën e Arbrit.

Duket se vizitat e kryeministrit në këto kantiere janë vetëm për lëvrimin e fondeve, ndërsa të tjerët, duke nisur nga Balluku, janë të kënaqur. Por, paratë e Nyjes së Fllakës u vonuan disa muaj. Nga muaji maj, kur u bë statusi, deri në mes të nëntorit, ARRSH-ja kishte qëndruar në heshtje. Por, në një njoftim në APP, të siguruar nga BoldNews.al, Evis Berberi ka lajmëruar se ka hapur procedurën e prokurimit “rehabilitim dhe masa inxhinierike Nyja e Fllakës”.

Në fakt nuk është një tender, por një fond shtesë për këtë segment. Pra, paratë do t’i jepen firmës e cila fitoi tenderin e madh në vitin 2021. Në dokument shkruhet se fondi shtesë është 24.301.631 lekë, ose rreth 250 mijë euro.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të fituesit të rehabilitimit të “Nyjes së Fllakës” në vitin 2021

Por, kush e fitoi tenderin e madh për rehabilitimin e kësaj nyje? Dokumenti i mësipërm është i ARRSH-së “njoftimi i fituesit”. Shkresa i është dërguar firmës fituese “AL-ASFALT”, me adresë në Xhafzotaj të Durrësit.

Bëhet fjalë për kontratën “rehabilitim dhe masa inxhinierike Nyja e Fllakës”, me një fond limit 124.503.327 lekë pa TVSH. Oferta më e ulët ka qenë ajo e BOE “S.M.O UNION” & “LIQENI VII” me vlerë 83.872.604 lekë. Ndërkohë, Autoriteti ka skualifikuar 6 firma që ofruan më pak për të shkuar te oferta e firmës fituese “AL-ASFALT”, që ofroi 121.508.153 lekë.

Oferta ishte shumë afër fondit limit dhe më e larta në tender. Pra, në atë kohë mori të gjithë fondit. Por nuk u mjaftua pasi drejtuesit zemërgjerë të ARRSH-së i dhanë edhe një shpërblim prej 250 mijë eurosh!

Etiketa: arrshbelinda ballukuEdi RamaEvis BerberiNyja e Fllakëstender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
Para

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet i riu në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com