• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

18:13 : 14/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në fillim të qershorit, ai bëri çështë e mundur për të vënë këtë çështje në epiqendër të konfliktit të rindezur në komunat e veriut. Ai pretendosi se ka hartuar një draft sekret, për formën dhe modalitetet që duhet të përfshijë ky asocacion. Për ta shtyrë përpara këtë ide, që përkonte me qëllimin e Vuçiçit për ta reduktuar gjithë marrëveshjen me 11 pika të projektit franko gjerman, vetëm tek asocacioni, kryeministri u detyrua të bëjë disa hapa fallco.

Le të mos përmendim këtu faktin se asnjë lider serioz shteti, nuk shpall para publikut projekte për zgjidhjen e krizave, duke deklaruar njëkohësisht se thelbi dhe hartuesit e draftit duhen mbajtur sekret. Besoj se nuk ka një rast të dytë të sjelljes politike:”e kam…, po s’jua tregoj”. Le të harrojmë për një çast edhe faktin se lideri ynë propozon një draft kompromisi, pa e konsultuar atë me asnjërën nga palët dhe për më tepër pa u marrë vesh paraprakisht me Prishtinën.

Por, pa marë parasysh këto shkarje, Edi Rama është detyruar të prodhojë një mori gënjeshtrash, hiperbolash dhe spekulimesh për të përligjur misionin që ka marë përsipër. Sjellja e tij të shtyn të dyshosh se atij i’a kanë lënë projektin e asocacionit në dorë, duke e detyruar ta shpallë botërisht atë.

Manipulimi i parë. Ditën që pohoi se ka në duar një draft për asocacionin që, do i’a dërgonte presidentit Makron dhe kancelarit Sholz, kryeministri e pompoi atë me një iluzion të rremë. Ai tha se zgjidhja e kësaj nyjeje gordiane do ti hapte rrugën pranimit të Kosovës në OKB dhe njohjes përfundimtare nga Serbia.

Lexo edhe:

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

Pra ai arriti deri aty sa të premtonte gjëra me të cilat. jo vetëm nuk ka lidhje Tirana, por janë të vendosura t’i pengojnë Beogradi, Moska dhe Pekini. Kurrë deri më tani shteti serb nuk ka pranuar ta njohë në asnjë skenar Kosovën, madje udhëheqësit e atjeshëm, përfshirë dhe Vuçiçin mburren se nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Rusia dhe Kina si protektore të Serbisë me veto në Këshillin e Sigurimit nuk e kanë evokuar kurrë këtë hipotezë. Po atëhere pse Rama lëshon broçkulla që nuk varen prej tij?

Manipulimi i dytë. Gjatë një konference shtypi në kryeministri, shefi i qeverisë e stigmatizoi qasjen e Albin Kurtit për të refuzuar çdo plan të inspiruar nga Serbia si një mundësi tw hummbur për të arritur marëveshjen. Ai mori për shembull filmin biografik, ‘Golda”, për rolin e ish kryeministres izraelite, Golda Meir, në luftën e Kippurit (1973) mes arabëve dhe Izraelit. Shiheni atë film dhe vëreni fytyrën e Sadatit kur u detyrua të nënshkruajë paqen i’u drejtua ai gazetarëve. Por, ndonëse Rama përmendi emrin e aktores Helen Mirren, ndonëse ai i referohej ish presidentit egjiptian Anouar Sadat, njohuritë e tij  kinematografike nuk e justifikonin dot paralelelen që bëri me Kosovën. Pretendimi se kur humbet rastin për të nënshkruar një marëveshje më të mirë, të vjen më pas një më e keqe, nuk kishte pikë lidhje, as me kontekstin e luftës së Kippurit, kur paqja u nënshkrua pas disfatës, as me aktualitetin kosovar, kur nuk janë shqiptarët ata që kanë sulmuar Serbinë. Thjesht krahasimi qe një bllof.

Manipulimi i tretë. Së fundi, në kontekstin e masakrimit që po i bëhet rripit të Gazës, kryeministri aludoi se nëse Albin Kurti nuk pranon asocacionin, populli i tij do të ketë fatin e palestinezëve të mbetur pa shtet. Dhe për këtë solli në kujtesë një bisedë që pretendon se i’a paska treguar ish presidenti Klinton, gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Sipas saj, në momentet e fundit, Yasser Arafati, e gënjeu presidentin amerikan dhe nuk pranoi planin e paqes për krijimin e dy shteteve, të cilin qe i gatshëm ta nënshkruante edhe kryeministri hebre, Ehud Barak. “Thuaj miqve të mij kosovarë të mos bëjnë të njëjtin gabim”, pretendon Rama të jetë porositur nga Klinton.

Pa pasur prova të tjera për vërtetësinë e kësaj këshille, një gjë mund të thuhet me siguri. Yasser Arafati, nuk ishte fajtori i vetëm i dështimit të marrëveshjes në Camp Davit. Ndonëse një ide e tillë është përhapur gjërësisht, njerëz shumë pranë ish presidentit amerikan e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Një nga këshilltarët më të afërt të Klinton, Robert Malley, e ka spjeguar në detaje për New York Times, rënien e mitit për përgjegjësinë e vetme të liderit të Fatahut. Pra edhe referenca është e dyshimtë, për të mos thënë pastaj se krahasimi mes Kosovës dhe Palestinës, sidomos tani në kuadrin e masakrimit të popullsisë së saj, është krejtësisht i pavend.

Po pse Edi Rama ndryshon kontekstin e paqes së munguar mes Arafatit dhe Barakut për ta përdorur atë si shembull për Kosovën? Pse ai i ndryshin krejtësisht thelbin e mesazhit, biopikut për Golda Meir, duke dashur ta imponojë si një referencë për Albin Kurtin? Pse ai manipulon në mënyrë banale duke thënë se nënshkrimi i asocacionit, do sigurojë ulësen në OKB dhe njohjen e ndërsjelltë me Serbinë? Asnjë mendje e shëndoshë nuk gjen dot arsye tjetër veç asaj për të vendosur asocacionin në epiqendër të planit Franko Gjerman, ashtu sikurse do Vuçiçi, të cilit nuk i interesojnë nenet e tjera të marëveshjes së Brukselit që njohin “de facto” pavarësinë e Kosovës. Dhe ky prioritet bëhet gjithnjë e më urgjent tani pas njarjeve në Banjskë ku shumë zëra ndërkombëtarësh kanë filluar të ngrejnë pyetjen se “a është pikërisht ky momenti për t’i dhuruar profileve kriminale si Radoiçiçi një influencë më të madhe mbi serbët lokalë”.

Fiks në këto çaste, kur mund të hapet diskutimi mbi zbrapsjen e këtij obsioni, Rama këmbëngul ta bëjë atë prioritar. Për qëllimin që e shtyn, spekullimet është i lirë t’i bëjë gjithkush. Por ama një gjë është e sigurtë. Me sa duket edhe ai vetë është i bindur se ka diçka që çalon, pë deri sa rreket ta kompensojë idenë që mbështet me një varg manipulimesh të ulëta.

/Lapsi

Etiketa: asosacioniBushatiKosovamanipulimeRamaserbia

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
SPORT

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
Para

Shënoi dy gola me Kombëtaren, Taulant Seferi pritet si hero në Kumanovë

TË GJITHA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com