• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaosi me Kadastrën/ BE: 80 për qind e pronave të regjistruara janë gabim

12:44 : 29/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Edhe pse Shqipëria ka shpenzuar mbi 40 milionë euro fonde nga buxheti dhe donatorët për të ngritur një regjistër pronash të saktë dhe një sistem modern të Kadastrës. Rezultati ka qenë një dështim mizerabël.

Një raport i Bashkimit Europian lëshon alarmin se 80 për qind e pronave të regjistruara në Shqipëri kanë të dhëna të pasakta duke krijuar një lëmsh masiv me kosto të jashtëzakonshme për ekonominë dhe vendin.

“Dy institucionet përgjegjëse deri në vitin 2018, ZRPP dhe ALUIZNI, janë tashmë të dyja pjesë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas të dhënave të tyre, 11% e territorit të vendit nuk është e regjistruar dhe afërsisht 80% e pronave të regjistruara kanë të dhëna të pasakta. Kjo përbën një pengesë për çdo aktivitet planifikimi, zhvillimi apo investimi,” thuhet në raport.

Sipas raportit, pjesa dërrmuese e hartave kadastrale dhe titujve të pronësisë nuk janë plotësisht të dixhitalizuara.

“Nga 3057 zona kadastrale me rreth tituj pronësi në shkallë kombëtare, vetëm 140 zona kadastrale me rreth 700 mijë prona përfshijnë të dhëna të përditësuara dixhitale në ALBSREP (Sistemi Shqiptar për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme,” vijon raporti.

Lexo edhe:

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

Kaos, kaos, kaos

Aktualisht të dhënat kadastrale dhe të drejtat pronësore të krijuara nga aktivitetet e regjistrimit të parë në rreth 20 zona kadastrale si dhe nga regjistrimi i parë i pyjeve dhe kullotave, i cili shtrihet në 18 bashki të vendit, pranohen dhe ngarkohen në ALBSREP.

Ndërsa regjistrat e rinj dixhital të informacionit ligjor, që janë krijuar më vonë – rreth 1.6 milion kartela – janë hapur në baza sporadike pasi ndodhin transaksione të reja në zyrat lokale, por pa hartat ose planet kadastrale dixhitale përkatëse.

“ALBSREP, nëpërmjet të cilit të dhënat e hartave kadastrale dhe të drejtave pronësore mirëmbahen, nuk komunikon me modulin për menaxhimin e dokumenteve mbështetëse. Për rrjedhojë, nuk ka lidhje mes dokumenteve mbështetëse dhe parcelës së pronës,” denoncon raporti.

Problemi kryesor është se sistemi ekzistues elektronik i Kadastrës nuk pranon përditësim të dhënash për transaksionet që zhvillohen çdo ditë në treg me titujt e pronësisë. Rrjedhimisht në shumë zona, pronat janë të dixhitalizuara deri në një pikë të caktuar dhe transaksionet që kanë ndodhur më pas me to, mbahen në dosje fizike në letër sepse sistemi nuk pranon përditësim.

Aktualisht janë në përdorim një sërë aplikacionesh të ndryshme softuerike të vjetra, të cilat nuk përputhen me modelin e ALBSREP për futjen e të dhënave. Kjo komplikon validimin e të dhënave dhe migrimin e tyre në ALBSREP, pavarësisht programin 2 vjeçar të autoriteteve për “përmirësimin e cilësisë së të dhënave”.

Për të gjitha këto probleme, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord për ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të Kadastrës, që do të zgjidhte këto probleme. Por qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës vendosën ta bllokojnë tenderin e BE-së duke hapur një tender paralel për përmirësimin e sistemit ekzistues problematik.

/oligarkia.al/

Etiketa: BEKadastra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

12:29 : 13/08/2025
BOTA

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
Para

"US Open" nis pa surpriza, favoritët sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com