• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kë ka dëmtuar më shumë rënia e euros? Ja qytetet më të prekura

17:21 : 02/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat bankare në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë janë në rënie për të gjitha rrethet (definicioni i Bankës së Shqipërisë për bashkësitë lokale). Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, Lezha është rrethi/qyteti me rënien më të madhe të depozitave, me plot 2.3% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Pas Lezhës ndjek Vlora, me 1.8%, dhe më pas Durrësi me 1.4% rënie. Vijon renditjen Korça, me 1.2% rënie si dhe Tirana me 1%. Nga ana tjetër, Fieri me 0.4% rënie dhe Elbasani me 0.5% janë rrethet/qytetet me rënien më të ulët të depozitave gjatë kësaj periudhe kohore, sinjalizojnë shifrat zyrtare.

Kjo rënie është tërësisht rrjedhojë e zhlerësimit të euros dhe monedhave të tjera, duke qenë se për arsye statistkore depozitat shprehen në Lekë nga Banka e Shqipërisë. Nëse shohim shifrat e depozitave sipas rrethit dhe monedhës kuptojmë se për të gjitha qytetet vlen e njëjta gjë; në lekë janë në rritje, ndërsa në monedhë të huaj në rënie. Janë  Lezha, Fieri dhe Durrësi qytetet që regjistrojnë rënien më të madhe të depozitave në monedhë të huaj, të shprehura në lekë. Për Lezhën rënia është 4.7%, për Fierin pranë 3.5% dhe për Durrësin pranë 3.6%. Tirana ndërkohë është qyteti me zhvlerësimin më të ulët të depozitave në valutë mes qyteteve të tjera, me “vetëm” 1.9% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë. Fieri me 2.3% rritje dhe Elbasani me Durrësin me nga 1.2% rritje janë qytetet me rritjen më të madhe të depozitave në lekë gjatë kësaj periudhe kohore, sinjalizojnë shifrat.

Por, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është analiza e tyre vetëm për individët, pra qytetarët, pa përfshirë biznesin. Në të gjitha rrethet/qytetet që raporton Banka e Shqipërisë, rënia e depozitave për individët është më e lartë se rënia totale, çka do të thotë se zhvlerësimi i euros ka prekur ndjeshëm më shumë qytetarët se sa bizneset apo qeverinë qendrore a lokale. Asnjë qytet nuk shpëton nga ky fenomen. Për Tiranën psh, rënia totale e depozitave fiksohet pranë 1%, ndërkohë që vetëm për individët pranë 2%. Lezha me 2.9%, Vlora me 2.5% si dhe Tirana me 2% rënie janë qytetet më të prekura nga zhvlerësimi i depozitave të qytetarëve, si rrjedhojë e kolapsit të euros.

Në terma absolutë bëhet fjalë për rreth 20 miliardë lekë humbje nga individët në total në vetëm tre muaj, çka përkthehet në thuajse 200 milionë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Vetëm për Tiranën kjo humbje është mbi 90 milionë euro.

Këto shifra flasin qartë për efektin e zhvlerësimuit të euros në ekonominë familjare, dhe ku janë dëmtuar më shumë e ku më pak këto ekonomi. Përmasat e ecurisë së kursit të këmbimit nuk duken aspak të papërfillshme dhe nga ana tjetër këto shifra nuk reflektojnë rënien e lirë të euros gjatë muajit korrik./SCAN

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 11 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

Etiketa: eurokorcalezhame te prekuraqytetetrëniatiranavlora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 11/08/2025
AKTUALITET

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

16:31 : 10/08/2025
AKTUALITET

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

08:41 : 10/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:19 : 06/08/2025
Para

Bregdeti nën sulm nga Shkodra në Sarandë, KKT miraton lejet për 20 resorte

TË GJITHA

Dy aksidente në Fier me dy të plagosur

10:06 : 11/08/2025

FOTO/ Zjarri në Finiq, shkrumbohen disa shtëpi

09:56 : 11/08/2025

Digjet makina e parkuar në Korçë

09:45 : 11/08/2025

VIDEO/ Shembja me tritol në Vlorë, momenti kur turistët dalin në ballkone të tromaksur nga shpërthimi

09:41 : 11/08/2025

Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta

09:26 : 11/08/2025

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025

Sulmi i Izraelit në Gaza, vriten dy gazetarët dhe tre kameramanët e Al Jazeera-s

08:50 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com