• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros/ Tabaku: Po varfëron shqiptarët! Shkak pastrimi i parave

17:24 : 19/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur sërish për zhvlerësimin historik të euros, duke e lidhur forcimin e pazakontë të lekut me hyrjen masive të parave të pista nga krimi i organizuar në ekonominë shqiptare.

Tabaku shprehet se rënia e euros me pothuajse një të tretën e vlerës nuk mund të shpjegohet më vetëm me turizmin, investimet e huaja apo të ardhurat e emigrantëve.

Sipas saj, qeveria nuk mund ta mohojë më fenomenin dhe tashmë po përpiqet vetëm ta justifikojë atë.

“Zhvlerësimi i euros me pothuajse një të tretën e vlerës dhe fakti që sot euro ka kapur minimumin historik që prej prezantimit të saj në ekonominë shqiptare, është një fakt që nuk e mohon dot askush, as qeveria”, deklaroi Tabaku.

Lexo edhe:

BSH bleu rreth 140 mln euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

Tabaku kundërshton ndryshimin e rendit të ditës: S’mund të ketë dy standarde për integrimin

Deputetja demokrate iu referua hetimeve të fundit të SPAK-ut, duke theksuar se vetëm në një prej operacioneve të zhvilluara gjatë javëve të fundit janë sekuestruar 491 pasuri, të dyshuara se janë krijuar përmes pastrimit të parave të krimit të organizuar.

Ajo nënvizoi se ndërtimi, turizmi dhe lojërat e fatit janë identifikuar prej vitesh si sektorë me rrezik të lartë për pastrimin e parave, ndërsa sot, sipas saj, ky shqetësim po mbështetet edhe nga provat e hetimeve penale.

Tabaku solli në vëmendje se aktiviteti kriminal nën hetim për periudhën 2019–2021 lidhet me shuma që arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit, para që, sipas saj, kanë depërtuar në ekonominë shqiptare dhe kanë deformuar konkurrencën, kursin e këmbimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.

“Nuk ka asnjë model ekonomik, asnjë shpjegim që lidhet me investimet e huaja, remitancat apo turizmin, që të justifikojë këtë zhvlerësim të euros”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, bizneset që prodhojnë, punësojnë dhe eksportojnë nuk mund të konkurrojnë me kapitale që nuk kërkojnë fitim ekonomik, por përdoren për t’u pastruar dhe futur në qarkullim.

Ajo përmendi veçanërisht industrinë fason, e cila siguron të ardhura në euro, por i paguan kostot dhe pagat në lekë, duke humbur një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për shkak të kursit të këmbimit.

“Si mundet një fason që prodhon dhe i dërgon produktet jashtë të konkurrojë me pastrimin e parave, kur të ardhurat nga produktet e tij janë zhvlerësuar me pothuajse 30 për qind?”, pyeti Tabaku.

Deputetja e PD-së ngriti gjithashtu shqetësimin për pamundësinë e shtresës së mesme për të përballuar çmimet e apartamenteve, të cilat në zona të caktuara arrijnë në 350 mijë apo 400 mijë euro, ndërkohë që pagat mujore mbeten në nivelin e 800–900 eurove.

Sipas saj, pastrimi i parave nuk është një fenomen që prek vetëm statistikat makroekonomike, por një mekanizëm që varfëron shumicën e qytetarëve dhe godet drejtpërdrejt tryezën familjare, kursimet, biznesin dhe fuqinë blerëse.

“Mbi 90 për qind e popullsisë shqiptare vuan pasojat e pastrimit të parave: në tryezën e bukës, në xhep, në shpenzimet e përditshme, në biznes dhe në çmimet e rritura”, deklaroi Tabaku.

Ajo e cilësoi situatën si një “këmbanë alarmi” për ekonominë shqiptare, duke theksuar se zhvlerësimi i euros nuk është dëshmi e një ekonomie më të fortë, por pasojë e një sistemi të deformuar nga informaliteti, korrupsioni dhe kapitalet kriminale.

“Ky është dëmi më i madh që po i bëhet ekonomisë shqiptare. Ky është kriminalizimi i ekonomisë”, përfundoi Tabaku.

Etiketa: euroJorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BSH bleu rreth 140 mln euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

20:21 : 20/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kundërshton ndryshimin e rendit të ditës: S’mund të ketë dy standarde për integrimin

12:52 : 20/07/2026
AKTUALITET

Shifrat/ Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

08:08 : 20/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:28 : 19/07/2026
AKTUALITET

Euro dhe mungesa e rezervimeve godasin turizmin, hotelet në Golem nisin ofertat

08:29 : 19/07/2026
AKTUALITET

Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?

18:16 : 17/07/2026
Para

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

TË GJITHA

Shkodra pret EuroBasket U18/ Shqipëria sfidon San Marinon në ndeshjen hapëse

18:17 : 21/07/2026

Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

18:10 : 21/07/2026

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

17:58 : 21/07/2026

Rebelët Huthi hapin portën e dytë të luftës! Kërcënimi i bllokadës së Arabisë Saudite dhe rreziku i ri për naftën në Detin e Kuq

17:55 : 21/07/2026

Flakët mbërrijnë pranë banesave në Elbasan, dëgjohen shpërthime

17:38 : 21/07/2026

Tre vite…, iku edhe “Ylli i madh” Gonzato

17:25 : 21/07/2026

Disa vatra zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës

17:16 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinojojobet girişbetciograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibom