Shqiptarët vazhdojnë të sfidojnë sistemin e burgjeve në Angli. Së fundmi, një urim për Krishtlindje e kanë dërguar nga qelitë e tyre nëpërmjet një celulari të futur ilegalisht.
Tabloidi britanik The Sun e ka rrëmbyer këtë lajm dhe u ka publikuar edhe fotot që ata kanë hedhur në rrjetet sociale.
“Të burgosurit shqiptarë në Britani publikojnë fotot e tyre duke festuar darkën e Krishtlindjeve në qeli, – shkruan The Sun, sot. -Pamjet tregojnë tre burra në një qeli pranë një tavoline të ngarkuar me ushqime në “Home House” në Stockton-on-Tee, Co Durham.
Ata e kishin titulluar: U urojmë gjithë shqiptarëve një Krishtlindje të gëzuar!
Njeri prej tyre mendohet të jetë Ramada Doçi, i cili u dënua këtë muaj me 6 vjet burg për trafik droge.
Shqiptarët kanë përdorur një telefon të paligjshëm. Shërbimi i Burgjeve tha se ata do të dnëshkohen.
Kjo ngjarje vjen disa ditë pas një trupë e Gjykatës Supreme vendosi që shquiptarët që gënjyen se ishin refugjatë kosovarë mund të qëndronin në Britani.