• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fusha do mirëmbajë sheshin “Skëndërbej” për 1.2 mln euro, e ndërtoi për 17 mln euro!

17:12 : 07/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit të mirëmbajtjes së sheshit “Skëndërbej”. BoldNews.al publikoi pak javë më parë hapjen e këtyre procedurave, ndërsa kishim informacione se fituesi s’do të ishte surprizë. Në fakt, është i njëjti fitues që e ndërtoi me plot 17 milionë euro. Bëhet fjalë për firmën “Fusha”, pronari i së cilës Shkëlqim Fusha bashkëpunon ngushtë me Erion Veliajn për tenderët në Tiranë. Nisur edhe nga dokumentet, kjo dyshe po gllabëron fonde dhe troje në kryeqytet. Disa ditë më parë, firma “Fusha” përfitoi mijëra metra katrorë troje në afërsi të ish godinës së Teatrit Kombëtar të shembur. Në atë truall do të ndërtohet një shumëkatësh, teksa një pjesë e truallit është e Bashkisë, por që ia fali “Fushës”.

Firma “Fusha” u shpall fituese e tenderit të mirëmbajtjes së sheshit “Skëndërbej” në Tiranë

Në datën 5 qershor 2023, Bashkia e Tiranë ka publikuar fituesin e tenderit me objekt “mirëmbajtja dhe menaxhimi i sheshit ‘Skënderbej’, me fond limit 119.112.119 lekë pa TVSH”. Në tender morën pjesë disa firma, ku “FUSHA” ofroi 106.958.563 lekë. Firma “RSM COMPANY” & “DESARET COMPANY” ofruan 83.456.772 lekë, ose rreth 200 mijë euro më pak sesa fituesi i paracaktuar. Firma e tretë në garë ka qenë “CLEAN FAST” me vlerë 118.237.667. Por, gjithmonë kush ofron më pak se “FUSHA” skualifikohet. Oferta e “RSM COMAPNY” … u skualifikua pasi s’ka punë të mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 40 % të vlerës së fondit të limit të kësaj kontrate. Normalisht, “FUSHA” e Veliajt ka pasur punë të ngjashme, pasi e ka mirëmbajtur pasi e ndërtoi dhe mori disa herë fonde shtesë.

Lexo edhe:

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

“Fusha” i bën fushë fondet e Bashkisë/ Veliaj e paguan 3 herë për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e sheshit “Skëndërbej”

Denoncimi i BoldNews.al në vitin 2021, ku “Fusha” paguhet 3 herë për sheshin “Skëndërbej”

Në vitin 2021, BoldNews.al publikoi investigimin me titull “Fusha i bën fushë fondet e Bashkisë, Veliaj e paguan 3 herë për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e sheshit Skëndërbej”. Në atë kohë, ne shkruam se nga hulumtimet e mëparshme faktuam se “Fusha” fitoi rreth 17 milionë euro për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”. Më pas fitoi rreth 8 milionë euro për pastrimin e kryeqytetit. Sërish tender 1.3 milionë euro për mirëmbajtjen e sheshit kryesor. Dhe, sikur mos të mjaftonin këto, Bashkia e Tiranës i jep edhe 100 mijë euro “bakshish” për të pastruar sheshet, një ndër ta edhe “Skëndërbej”. Por, a nuk fitoi 1.3 milionë euro për ta mirëmbajtur, përse edhe ky fond?!!
Në atë kohë, firma “Fusha” në bashkëpunim me firmën “Pastrime Silvio” kanë fituar një tender të majmë për mirëmbajtjen e sheshit “Skëndërbej”. Objekti i këtij tendëri është mirëmbajtja dhe menaxhimi i sheshit “Skëndërbej” për një afat 36 mujor. Fondi limit për tenderin është plot 133.329.036 lekë të reja ose 1.3 milionë euro. Kontrata është ende në fuqi, ndërsa “Fusha” fiton edhe pagesa shtesë për pastrimin! Dokumentet që publikuam në 2021 faktuan se “Fusha” paguhet disa herë për mirëmbajtjen e sheshit kryesor të kryeqytetit. Por, ajo fitoi të gjitha tenderat për ndërtimin e këtij sheshi. Në total, ky shesh i ka kushtuar shqiptarëve plot 17 milionë euro. Dhe, sërish taksapaguesit paguajnë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, pavarësisht se është e njëjta gjë.

Etiketa: Erion Veliajsheshi skenderbejshkelqim fushatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

09:10 : 29/05/2025
Para

"Dritë-hijet" e arrestimit të Vangjush Dakos, SPAK nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com