• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Aleanca Doshi-Rama-Basha vodhi bashkitë, komisionerët morën nga 10mijë euro

14:07 : 20/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar edhe njëherë treshen Rama, Doshi, Basha për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 14 Majit, duke nënvizuar se bashkitë i janë rrëmbyer koalicionit opozitar përdhunshëm.

Duke iu referuar mbi 200 mijë votave që Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë, kryesisht në mbi 6 bashki në Veri të vendit, me Shkodrën, Lezhën, Vaun e Dejës dhe Dibrën, që do të shohin tashmë këshillat bashkiak të kapur prej tij, Berisha tha se kemi të bëjmë me një përsëritje të rastit “Dushku”.

“Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit. Por kemi një fakt kësaj herë: “Dushkun Doshi”. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda thasët me para.

Ajo nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit”, tha Berisha.

Sipas liderit opozitar zgjedhjet u blenë haptas me miliona euro që u investuan si asfalt elektoral dhe milionë të tjera që u shpërndan nën dorë, në funksion të makinerisë elektorale të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

Berisha nënvizoi se për një votë janë paguar deri në 600 euro dhe komisionerët kanë marrë shpërblime deri në 10 mijë euro për të tjetërsuar rezultatin e kutive të votimit.

“Analiza e deritanishme tregon në mënyrë të qartë si kristali se në një seri bashkish nga veriu në jug, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i janë marrë përdhunshëm mandatet. I janë marrë mandate me forcën e bandave nga veriu me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Elbasan, Sarandë, Vlorë, Korçë dhe një seri rrethesh të tjera. Zgjedhjet u blenë haptas sepse mbi 100 mln euro u shpërndarë për asfalte, zhavorre dhe rindërtime.

Pra, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk ka ekzistuar. Rrogat dhe pensionet nuk janë rritur kurrë dhe nuk janë përdorur kurrë për fushatë elektorale.

Ndërkohë, shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme”, deklaroi ai.

Në fund Berisha nënvizoi se po realizohet nga PD një analizë e plotë e masakrës elektorale dhe në bazë të saj do të merren të gjitha vendimet e mëtejshme për aksionin opozitar.

“Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve. Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë dhe jo vetëm, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj se PD do e bëjë. Ne po bëjmë një analizë shumë serioze në zotimin tonë se do të mbrojmë votën e shqiptarëve dhe në mënyrë absolute do marrim të gjithë vendimet se kjo dëshmon se këtu zgjedhje të vërteta përveçse farsë, nuk ka”, – tha Berisha.

Etiketa: blerje votashEdi RamaLulzim BashaSali BerishaTom Doshizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

16:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha në Kuvend: Kontrollorit të KLSH iu bë presion se donte të auditonte Kryeministrinë

13:40 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama ‘përkëdhel’ sërish administratën, u rrit rrogat

11:36 : 06/11/2025
Para

Qarkullonte me armë të ftohta dhe disa dokumente false, arrestohet 19-vjeçari në Devoll

TË GJITHA

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

17:53 : 06/11/2025

FOTO+EMRI/ Ky 21-vjeçari që humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

17:53 : 06/11/2025

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025

Çfarë po ndodh? Jozi dhe babai i Stresit ulen në drekë pas muajsh përplasje

17:40 : 06/11/2025

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com