Shirat e rënë gjatë natës dhe ditës së sotme kanë rikthyer përmbytjet në vend.
Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rrebesh shiu dhe rruga kryesore e qytetit të Laçit ngjan si një lumë në mes të qytetit.
Përroi që kalon anash Laçit ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur biznese e banesa.
Ndërsa në Lezhë, ujërat kanë përmbytur lokale të shumta.
Siç edhe shikoni në videot e mëposhtme, ujërat kanë marrë përpara çfarë kanë mundur.