Efi Dhedhes pati një përplasje të fortë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin mbrëmjen e djeshme. Ky debat vijoi edhe pas përfundimit të prime-t, ku këngëtari paralajmëroi Efin që ta mendojë mirë nëse do që ta vazhdojë këtë diskutim.
Pas këtij debati Luizi dhe veçanërish Kiara kanë humbur një numër të madh ndjekësish. Fansat e Luizit janë zhf=gënyer dhe shprehen se ai është kthyer në “lolon e Kiarës”. Ndërkohë fansat e Efit sa vijnë e shtohen.
Ditën e sotme një tjetër debat ka lindur mes tyre. Efi dhe Luizi kanë diskutuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin dhe duket se e gjithë kjo vjen pasi Luizi do që të marrë Kiarën në finale.
Pjesë nga debati:
Luizi: Ti do me fol me ‘nuk më plas trapi’ siç ishe duke folur?
Efi: Jo nuk flas dot ashtu.
Luizi: Nuk ishe duke thënë ti ‘s’më plas t*api’?
Efi: Po mund edhe ta kem thënë.
Luizi: Kështu do me fol?
Efi: Ça problemi ka këtu? Ça deshe me treguar?
Luizi: Meqenëse po thua ‘nuk flas si dua unë’.
Efi: Ça problemi ke o Luiz? Për aq kohë sa nuk di gjë, pse më drejtohesh mua në atë lloj mënyre?
Luizi: Ti do me fol me shprehje ‘s’më plas t*api fare’ që e the para gjysmë ore?
Efi: Kur e kam thënë këtë?
Luizi: E dimë shumë mirë.
Efi: Po aty e kam thënë.
Luizi: Kështu do me fol?
Efi: Jo. Nuk mund të flas me gjëra nga jashtë me ju të dy, në këtë aspekt e kisha
Luizi: Unë nuk kam qenë jashtë.
Efi: Po pra nuk e kam me ty, unë po flas me Kiarën dhe Ronaldon. E unë po them që nuk mund të flasim ne të tre ashtu siç dua unë, që të marr edhe gjërat nga jashtë.
Luizi: Nuk e di çfarë keni lënë jashtë dhe as më intereson, për mua kapuni për flokësh, puthuni, është e juaja jashtë. Kur të dal unë jashtë, e di unë ça bëj jashtë.
Efi: E pse doje të më nxirrje keq ti?
Luizi: Nëse do me i hy kësaj situate mendoje mirë se unë nuk kam qejf me dalë sikur po i dal zot Kiarës
Efi: Po ashtu po del.
Luizi: Fare, s’më intereson. Për mua të dalë të shtunën.
Efi: Pse po më drejtohesh mua kështu?
Luizi: Ama atë që ndjej unë dhe që di unë, nuk e mbaj brenda jo me qenë ti apo Kiara, por me qenë kush me qenë.
Efi: Po ça di ti?
Luizi: Prandaj po të them mendoje mirë nëse do me e vazhduar me pasur këtë situatë si kalë troje tënden. Unë ta djeg këtë kalë me gjithë ty brenda, e di shumë mirë.
Efi: Dëgjo pak o Luiz, unë sot jam ndjerë shumë, shumë, shumë keq.
Luizi: Jo më keq se unë.
Efi: Jo më keq se ti?
Luizi: Jo.
Efi: E di si jam ndjerë unë sot? E ke marrë parasysh veten dikur se si je ndjerë, kështu jam ndjerë unë sot
Luizi: E ke gabim.
Efi: Nuk pata njerëzit që unë i konsideroja miq.