• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionari i inceneratorit të Tiranës regjistroi 20 mln dollarë fitime në 5 vite

14:26 : 05/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, ka mundur të fitojë afërsisht 20 milionë dollarë në të paktën 5 vite nga marrja me koncension e administrimit të landfillit të Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga “openspending data”, e cila u referohet transfertave nga Thesari, por dhe deklarimeve të kompanisë, vetëm gjatë pandemisë kompania ka mundur të regjistrojë një fitim para taksimit mbi 15 milionë dollarë.

Ekzaktësisht rreth 8 milionë dollarë për vitin 2021 dhe 7.2 milionë dollarë për vitin 2020. Pra, rreth mbi 15 milionë dollarë fitime në kulmin e pandemisë.

Shqiptarët ishin të izoluar, bota ishte e izoluar, ndërkohë që kompania gjeneronte miliona dollarë fitime. Në vitin 2020 shuma është 7.2 milionë dhe në 2021-shin shkon rreth 8 milionë dollarë me një rritje 10% dhe me një fitim para taksimit rreth 30% të xhiros.

Këto janë dy shifrat e vitit 2020-2021, ndërkohë pritet të publikohen edhe shifrat e vitit 2022, e cila duke parë trendin rritës apo stabilitetin mund të çojë në një total për rreth 30 milionë dollarë fitimi nga dita që kompania ka marrë në përdorim landfillin e Tiranës.

Lexo edhe:

“Jam përdorues”/ I dënuari për shitje kokaine emërohet drejtor tenderash në varësi të Bashkisë Tiranë (Vendimi)

Pas aksioneve, trotuaret dhe sheshet “uzurpohen” sërish, gati rregullorja për hapësirat publike në Tiranë

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë “Integrated Energy BV SPV”, janë investuar në landfillin e Tiranës rreth 32 milionë euro. Në fakt, sipas një dokumenti tjetër, janë rreth 22 milionë euro. Pra, fitimi i realizuar nga kompania vitet e fundit është më i madh se investimi i kryer.

Pra, përkundrejt asaj që flitet për propagandë, landfilli i Tiranës thjesht dhe vetëm ka prodhuar para për kompaninë, e cila ka investuar me paratë që ka siguruar nga të ardhurat që vijnë nëpërmjet fondeve, të cilat i jep qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës, Bashkia e Durrësit, Bashkia e Kavajës, por edhe të ardhura të tjera që vinin nga mbledhja e dherave për të cilat paguhet një tarifë e caktuar, që në fakt më shumë sesa një shërbim është një ndihmesë që i bëhet kompanisë koncensionare për mbulimin e mbetjeve që mblidhen nga qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitin e parë dhe të dytë kompania nuk ka mundur të ketë fitime të mëdha megjithëse ka dalë me fitime sërish.

Pra, që ditën e parë që ka marrë çelësat e landfillit dhe ka filluar investimet, kompania rezulton që të ketë siguruar të ardhura plus.

Gjithashtu me fitim rezulton edhe viti i dytë dhe viti 2019 është viti, i cili regjistron rreth 2.2 milionë dollarë fitime.

Kujtojmë këtu se gjatë komisionit hetimor parlamentar, ish-administratorja e kësaj kompanie, e cila ndodhet në arrest shtëpie, Arjola Kodra, ka theksuar se në fund të vitit 2019 i është dhënë leja e ndërtimit për landfillin kompanisë dhe leja e ndërtimit të inceneratorit.

Në fakt, sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga tatimet, vihet re se kompania e landfillit të Tiranës dhe inceneratorit që nuk ekziston ka aplikuar dhe ka kërkuar TVSH të rimbursueshme. Kjo tregon se koncesionari ka punuar dhe pa pasur një leje ndërtimi të zbardhur, e madje në vitin 2020, gjatë kohës së pandemisë, janë 7.2 milionë dollarë fitim dhe rreth 8 milionë dollarë fitim në vitin 2021, përpara taksimit.

Ndërkohë, pritet dalja e zyrtare e bilancit të vitit 2022, e cila duke marrë në konsideratë trendin rritës të fitimeve për dy vitet paraardhëse, praktikisht do t’i çojë në rreth 30 milionë dollarë fitimet para taksimit të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Pra shifrat e fitimeve me shifrat e investimeve janë thuajse të barabarta dhe siç pretendohet nga kompania, për të mos thënë se janë edhe më të mëdha fitimet. Pra, me lekët e të ardhurave janë kryer investimet e deritanishme për atë që quhet menaxhimi dhe administrimi i landfillit të Tiranës ku do të ndërtohej një incenerator, por që nuk ekziston.

Banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit vazhdojnë të paguajnë 29 euro/ton për përpunimin, landfillimin dhe incenerimin e mbetjeve, pavarësisht se inceneratori në fakt nuk ekziston.

Aktualisht SPAK-u po heton të gjithë atë që e quan aferën korruptive të inceneratorëve duke filluar me Elbasanin, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që quhet “truri” i inceneratorëve, dhe Fieri.

Të dyja këto kanë çuar pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit dhe sekretarin e Përgjithshëm të atij institucioni, Alqi Bllako.

Ato janë, siç pretendon dhe kryeministri, investime publike që pas shtatë viteve i ktheheshin shtetit, ndërsa në rastin e Tiranës kemi një kontratë koncensionare të pretenduar prej rreth 430 milionë dollarësh me një investim rreth 128 milionë euro.

Në fakt deri tani i gjithë investimi është i mbuluar nga fitimi, pra nga të ardhurat dhe xhiroja e madhe që ka kompania, por teksa pretendohet për 430 milionë dollarë duket se shifra e vërtetë është shumë më e madhe, e shkon deri dyfish.

Sipas përllogaritjes së bërë me ekspertë nga CNA, me trendin në rritje të të ardhurave që ka kompania në dy apo tri vitet e fundit, vlera mund të shkojë në mbi 600 milionë dollarë.

Ndoshta vlera e kontratës koncesionare mund të arrijë edhe deri në 750 milionë dollarë në 30 vite, çka përfshin edhe totalin e xhiros së qarkullimit dhe me fitimet e deklaruara nga vetë kompania përtej asaj që është raportuar në biznes-planin çuar qeverisë shqiptare shifrat janë shumë herë më të larta dhe fitimi mund të jetë edhe më kolosal.

Kjo tregon dhe diferencën e madhe të çmimit, sepse është absurd pretendimi se 29 euro/ton për mbetjet e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës është një çmim i ulët, ndërkohë që gjenerohet një fitim prej 30 milionë dollarësh vetëm në gati 6 vite./ CNA.al

Etiketa: Afera e inceneratorëveBashkia e Tiranesinceneratori i tiranesIntegrated Energy BVklodian zotomirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam përdorues”/ I dënuari për shitje kokaine emërohet drejtor tenderash në varësi të Bashkisë Tiranë (Vendimi)

12:20 : 14/06/2026
AKTUALITET

Pas aksioneve, trotuaret dhe sheshet “uzurpohen” sërish, gati rregullorja për hapësirat publike në Tiranë

10:50 : 19/05/2026
AKTUALITET

Veliaj, viktimë e Ols Dados apo e korrupsionit në bashki

17:53 : 03/04/2026
AKTUALITET

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Nuk i marr leje askujt! Dy arsye që më shtynë drejt vendimit

21:31 : 02/04/2026
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rikthen pjesërisht dosjen e inceneratorit të Tiranës, SPAK: Ka prova të reja ndaj Lefter Kokës

12:38 : 04/03/2026
AKTUALITET

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë

14:00 : 01/02/2026
Para

Fshehu në trup mbi 41 mijë euro, "ngec" në doganën e Kapshticës 34-vjeçari

TË GJITHA

“Kam mundësi të marr avion që lëshon tym me ngjyrë”/ Sara Gjordeni zbulon pse nuk do të organizojë Gender Reveal

15:42 : 26/06/2026

Pasi u largua nga PS, Neomalësorja denoncon: Lumi i Currajve po betonizohet

15:40 : 26/06/2026

Banorët enden rrugëve prej 3 muajsh, Armand Lilo s’ka nisur ende rindërtimin e pallatit

15:40 : 26/06/2026

Protesta kundër Ramës/ Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen

15:26 : 26/06/2026

327 viktima nga i nxehti vdekjeprurës në Spanjë

15:06 : 26/06/2026

Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas

15:02 : 26/06/2026

Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

14:48 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet