• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë ndodhi me ekspozitën për masakrat në Kosovë? Debati

11:41 : 29/03/2026
në RAJONI

Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila u vendos në sheshin kryesor të Prishtinës, ka nxitur reagime të shumta publike, politike dhe institucionale, duke u shndërruar në një nga debatet më të mëdha të ditëve të fundit në vend.

Ekspozita në fjalë është mbështetur financiarisht nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa sipas organizatorëve, ajo kishte për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përmbajtja ka qenë pjesë e ekspozitës së organizuar nga organizatat joqeveritare, INTEGRA dhe ADMOVERE.

Megjithatë, menjëherë pas hapjes, u ngritën dyshime për pasaktësi në të dhënat e paraqitura, veçanërisht lidhur me viktimat e disa masakrave.

Reagime të forta erdhën nga qytetarë, organizata dhe përfaqësues politikë, të cilët e cilësuan ekspozitën si të pasaktë dhe fyese për viktimat.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e quajti atë një “fyerje për gjakun e derdhur”, duke e cilësuar financimin nga Kuvendi si skandal të pafalshëm, ndërsa subjekte politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan sqarime dhe përgjegjësi për financimin dhe përmbajtjen e saj.

Një nga zërat më të përfshirë në debat ishte autori i kësaj ekspozite Shkëlzen Gashi, i cili mbrojti ekspozitën duke thënë se ajo ishte bazuar në listën e hartuar nga Humanitarian Law Center, e udhëhequr nga Natasha Kandiqi.

Sipas tij, kjo është lista e vetme gjithëpërfshirëse që ekziston aktualisht, pasi Kosova ende nuk ka një listë zyrtare të të gjithë të vrarëve gjatë luftës 1998–1999. Ai gjithashtu përmendi edhe se teksti për prezentimin e masakrës në Burgun e Dubravës është bazuar në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare.

Gashi theksoi se problemi kryesor qëndron te mungesa e një liste zyrtare dhe të saktë të viktimave nga institucionet e Kosovës.

Nga ana tjetër, vetë Fondi reagoi duke kundërshtuar pretendimet për pasaktësi, duke mbrojtur metodologjinë e përdorur.

Në reagim thuhet se të dhënat e paraqitura në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në disa raste japin një pasqyrë të pasaktë të krimeve.

“Kjo nuk është çështje interpretimi, por mungesë elementare e njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave nga Baza e të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)”, thuhej në reagimin e FDH-së.

Institucionet shtetërore dhanë qëndrime të ndryshme. Nga Kuvendi i Kosovës u tha se përgjegjësia për përmbajtjen i takon autorëve të ekspozitës, edhe pse financimi ishte miratuar nga deputetët.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu deklaroi se vendimi për mbështetje ishte marrë nga kryesia e Kuvendit (me përjashtim të Listës Serbe).

Haxhiu shprehu keqardhje për situatën e krijuar, duke nënvizuar se verifikimi i detajuar i të dhënave nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryesisë së Kuvendit.

Për shkak të reagimeve të shumta dhe tensioneve të krijuara, ekspozita u largua nga sheshi vetëm pak ditë pas vendosjes së saj.

Largimi u bë një ditë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës.

Në këtë drejtim, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se po e ndjek rastin dhe do të vlerësojë nëse ka elemente të përgjegjësisë penale lidhur me përmbajtjen dhe organizimin e ekspozitës.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, i ka lënë rreth 13.000 njerëz të vrarë, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

E gjithë kjo situatë rreth ekspozitës ka rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për trajtim më të kujdesshëm dhe institucional të së kaluarës së luftës.

Debatet e fundit treguan se mungesa e koordinimit dhe e verifikimit të plotë të të dhënave mund të shkaktojë përçarje dhe reagime të forta në shoqëri.

Për shumëkënd, kjo ngjarje shërben si një thirrje që institucionet të marrin përgjegjësi më të madhe në dokumentimin e saktë të viktimave dhe në ruajtjen e dinjitetit të kujtesës kolektive./Telegrafi/

Etiketa: debatekspozitekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Me armë zjarri në makinë, dy të arrestuar në Tiranë

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom