• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i ARRSH-së, 4.5 milionë euro shtesë për Unazën e Re!

11:41 : 23/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar është përfshirë në një tjetër skandal për ndërtimin e Unazës së Re, teksa ka akorduar një shumë prej 4.5 milionë euro shtesë për vijimin e punimeve. Pra, nga njëra anë tenderon dhjetëra miliona euro me tendera normalë, dhe nga ana tjetër akordon fonde shtesë, duke ngritur dyshime të mëdha se po favorizohen të njëjta firma që u përfshinë në skandal edhe para disa viteve.

Megjithatë, mosndëshkimi nga institucionet ligjzbatuese, ka sjellë që drejtuesi i ARRSH-së, Evis Berberi, të bëjë çfarë të dojë me paratë publike, duke u dhënë firmave të caktuara miliona euro të tjerë.

Shpallja e tenderit për shtesë punimesh për ndërtimin e Unazës së Re

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën me objekt “plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve rehabilitim i segmentit rrugor ‘Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja'”. Bëhet fjalë për lotin 3 të këtij aksi, i papërfunduar dhe i lënë prej kohësh në mëshirë të fatit. Punimet në këtë lot janë ndërprerë disa herë, ndërkohë që loti I dhe II kanë përfunduar prej kohësh dhe janë të aksesueshme. Por, çfarë e pengon ARRSH-në të kërkoj përfundimin e kësaj pjese? Apo edhe të detyrojë firmat kontraktore ta çojnë deri në fund atë investim? Natyrisht, zvarritjet e një pas njëshme do të mundësonin që ky Autoritet të shpenzojë akoma më shumë para’ dhe indirekt mund të përfitojnë të gjithë. Po përse tani dhe para zgjedhjeve? Ndoshta për t’i bërë qejfin Lali Erit, të paktën të presë ndonjë shirit nga Unaza e Re, për të marrë ndonjë grusht votash.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Në të njëjtin dokument, saktësohet se paratë për këtë investim do të jepen nga buxheti i shtetit, ndërsa fondi limit është plot 468.053.688 lekë, ose plot 4.5 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi nuk bëhet fjalë për tender të ri, po për vijimin e një procedure që ka kushtuar dhjetëra miliona euro.

Në vitin 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi një shumë prej 12 milionë euro për lotin III të Unazës së Re

Në vitin 2018, sipas dokumentit të mësipërm, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka akorduar një shumë prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e Lotit III të Unazës së Re. Fitues të këtij tenderi ishte bashkimi i operatorëve ekonomikë “Victoria Invest Internacional & Victoria Invest shpk”. Fondi limit ishte plot 1.180.297.580 lekë, ndërsa objekti i kontratës “rehabilitim i segmentit rrugor, mbikalimi i ‘Pallatit me Shigjeta’ – ‘Rrethrrotullimi Shqiponja’ Loti III”. Pra, i njëjti për të cilin në mars të vitit 2023 do paguhet një shumë prej 4.5 milionë eurosh!

Në dokumentin e 2018-ës citohet se “qëllimi i investimit është ndërtimi dhe përfundimi i plotë i këtij aksi, duke bërë rehabilitimin e segmenteve rrugorë. Për të gjitha rrugët sekondare që lidhen me rrugët e shërbimit është dhënë si zgjidhje një tip nyje e trajtuar me ishuj trafiku, tabela sinjalistike përparësie dhe semaforë paralajmërues”. Por, megjithëse është e shkruar e zeza mbi të bardhë se “do bëhet ndërtimi dhe përfundimi i plotë”, sërish ajo pjesë nuk është ndërtuar akoma. Ndonjë përgjegjës? Natyrisht drejtuesit e ARRSh-së dhe të firmës zbatuese, të cilët kanë xhiruar dhjetëra miliona euro dhe sërish gjendja është e njëjtë!

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarErion VeliajEvis BerberirrugëtenderUnaza e Re

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Kurti për Asociacionin: Nuk mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom