• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Borrell dhe Escobar: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrim

08:52 : 22/03/2023
në RAJONI

Nuk kanë kaluar as 1 javë orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar.

Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është shumë e vlefshme.

Përgjigja për Vuçicin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në takimin në Ohër, u bë ligjërisht e detyrueshme në momentin kur Bashkimi Evropian doli me njoftimin.

“Marrëveshja nuk u nënshkrua për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime (pas takimit të Ohrit) përfaqëson për të dyja palët një angazhim për t’u përkushtuar plotësisht ndaj detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe zbatimi i saj”, tha Borrell pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Lexo edhe:

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Ai shtoi se ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili krijon një “status quo të re në dialog”.

Theksoi se BE-ja do të monitorojë procesin e zbatimit të gjithçkaje për të cilën është rënë dakord dhe shtoi se ka çështje urgjente që duhet të zbatohen menjëherë, siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Marrëveshja e arritur nga Kosova dhe Serbia në takimin në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, është ligjërisht e detyrueshme. Ai është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët në çdo aspekt. Nuk ishte çështje nënshkrimi, por obligimi”, tha Escobar.

“Hapi i radhës për të dyja palët është fillimi i zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.

Kështu iu dha fund të gjitha spekulimeve nëse është e vlefshme apo jo marrëveshja nga Brukseli dhe Ohri, e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë.

Kujtojmë se një ditë pas takimit në Ohër, në një fjalim për opinionin serb, Vuçic tha se në kuptimin formal dhe juridik është e vështirë të vërtetohet se marrëveshja ekziston pa nënshkrim.

Një ditë pas deklaratave të Borrellit dhe Escobarit të cilat demantojnë Vuçicin, ai thotë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pikë para askujt. Por duket se e ka bërë, ndaj tani thotë se vlen edhe marrëveshja verbale.

“Do ta përsëris edhe një herë – është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë i vë nënshkrim ose vulë diçkaje ose kur bie dakord verbalisht ose gojarisht me të. Askush nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për Serbinë, përveç presidentit të saj ose, në disa raste, kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme. Sa i përket zbatimit, Serbia do të përmbushë dhe do të bëjë gjithçka që ka thënë se do të bëjë për zbatimin”, tha dje Vuçici.

Etiketa: aleksandar vucicKosovamarreveshjaSerbiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

12:04 : 11/08/2025
RAJONI

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

15:40 : 10/08/2025
BOTA

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

11:01 : 09/08/2025
AKTUALITET

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025
BOTA

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
Para

TMERR mbi qiellin e Prishtinës/ Dy avionë me 300 pasagjerë gati sa nuk përplasen gjatë uljes

TË GJITHA

Më pak turistë shqipfolës, rezervimet bien 5% në Durrës

12:05 : 11/08/2025

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

12:04 : 11/08/2025

Përplasi efektivin e policisë, arrestohet 33-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në makinë

12:01 : 11/08/2025

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

11:40 : 11/08/2025

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com