• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Damiani, zëdhënësi kryesor i oligarkut Rus në Shqipëri”, Berisha akuza të forta për Gjiknurin

12:00 : 26/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrtit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri në lidhje me skandalin e pagesave ndaj ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, i cili është arrestuar nën akuzat për korrupsion.

Sipas Berishës, kryeministri i Shqipërisë ka paguar McGonigal-it për të lobuar kundër opozitës dhe Partisë Demokratike.

“Të dashur qytetarë, këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do pushtonte çdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri të një institucioni më sensitiv në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe të vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, takimi, udhëtimi, çdo dhurate, çdo e-maili dhe gjithçka tjetër midis Mcgonigal dhe Duçkën, Nezës dhe Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj Edi Ramës dhe vetëkuptohet se për të bërë një kontroll të tillë, nuk bëhet pa vendosur nën hetim personat e sipërcituar. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin e SHBA të ish-zyrtarit nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë ai ka fshehur, manipuluar, falsifikuar, dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës, për të manipuluar”, tha Berisha.

Por përveç kësja Berisha u ndal edhe te roli i oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili e ka paguar Charles McGonigal për ta hequr emrin e tij nga lista e personave të sanksionuar prej SHBA-ve për lidhje me Vladimir Putin.

Berisha deklaroi se Deripaska i ka shtrirë tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare dhe njeriu i tij kryesor në qeverinë shqiptare është ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, theksoi Berisha.

Akuzat e Berishës duket se nuk janë të pabaza, pasi siç edhe BoldNews.al ka raportuar më herët gjatë ditës, Damian Gjiknuri që është përzgjedhur nga Rama si njeriu që ka për detyrë të sfumojë politikisht skandalin e “agjentit të FBI-së” dhe mikut të tij, Charles McGonigal, është edhe vetë një personazh jo shumë larg kësaj historie.

Madje, firma e tij gjendet në dokumentat që favorizojnë bizneset në Shqipëri të oligarkut rus Deripaska, por edhe personazheve të tjerë  të përmendur në dosjen amerikane.

LEXO EDHE:

https://boldnews.al/2023/01/26/rastesi-pas-cdo-fije-ruse-ne-naften-shqiptare-del-emri-i-damian-gjiknurit/

Etiketa: Charles McGonigalEdi RamaOleg DeripaskaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

I hoqën fjalën, Berisha futet LIVE në FB: S'kaloni dot ju sot mbi këtë skandal…

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom