Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku një 30 vjeçar ka dhunuar me mjete të forta një person.Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari i fiksuar pas rrjeteve sociale ka përndjekur për një periudhë të gjatë kohe shtetasen me iniciale I.P e moshës 24 vjeç, por që pas kësaj është përplasur me të dashurin e saj, 25 vjetarin me iniciale K.A.
30 vjeçari mësohet se ka dhunuar me mjete të forta 25 vjeçarin në rrugën “George Bush” në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Rubin Salillari, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale, shtetasen I.P, vjeç 24, banuese në Tiranë dhe në rrugën “George Bush” ka goditur me mjete të forta, shtetasin K.A, vjeç 25 banues në Tiranë. Nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.