Me akuza dhe ironi ka replikuar kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave te opozites per koncesionet, kryesisht ne shendetesi.
Replika e Rames
Meqë Nasipi iku se e nxori dikush jashtë, por është Flori këtu. Keni paguar nga buxheti 100 euro kilovatin, HEC i Ashtës
Tregoni përralla këtu, të gjitha koncesionet tuaja janë me tarifë të caktuara nga shteti, me kë i paguani ju, ju paguani HEC që mund të mos shesin prodhimet e tyre. Tani më tregoni mua një koncesion ku ne kemi garantuar tarifën me lekët e buxhetit.
Thotë Luli risku është te privati, ca risku ka marrë ai i kolaudimit të mjeteve. Unë Lulit nuk ia marr për keq, nuk e di si bëhet puna dhe si lidhem gjërat, por profesorit ia marr për keq, nëse dhe ai nuk e di ne jemi gat të bëjmë PPP me ju, aty riskun e keni ju, ne nuk marrim risk, kështu si jeni jeni një ndërmarrje e falimentuar që do treg, por treg s’ka.
Lulzim dëgjo, nuk të fyej, por që ti gënjen dhe gënjen sikur këndon është e sigurt, fole për sterilizimin, si është e vërteta: brenda është dhe ishte shumë thellë në palcën e kurrizit të publikut, jeni fenomenal, ndërtuat një godinë, dy kate bosh, veglat në qese, më shiko në sy Tritan, se po të dëgjojnë mjekët e spitalit dhe mes kolegëve dhe kryetarit të partisë duhet të zgjedhësh të vërtetën.
Rama prezanton buxhetin: Ju tregoj investitorin e parë dhe vendin ku do të ndërtohet hoteli me 5 yje
UPDATE/ Edi Rama pas fjalimit të Lulzim Bashës, i është përgjigjur, duke thënë se qeveria është e vendosur që të ndërtoj hotel me 5 yje. Ai përmendi dhe një nga investitorët që ka kërkuar të ndërtoj dhe shembujt në Evropë që ka marrë për të sjell këta investitor. Po ashtu nuk kanë munguar dhe
“E thash në mbyllje dhe po e them në hapje, sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, unë nuk mundem vetëm të buzëqesh duke replikuar për të gjitha sharjet dhe fyerjet që më adresoi shumë i dashur Lul. E nise me Papa Françeskun dhe unë po të citoj një shprehje tjetër të tij: “Flisni vetëm për mëkatet dhe skandale sepse ju intereson zhurma e një peme që bie dhe jo pylli që lulëzon”. Tu hysh të gjithave atyre që te është si ty hysh detin për të gjitha fyerjet. Sot jemi i vetmi vend në të gjithë Mesdheun që nuk kemi një hotel me 5 yje. Jo yje që kanë yje të lyer dhe emrin e pronarit r nga pas. Ne do të nderojmë hotele me 5 yje në Shqipëri. Kemi adoptuar legjislacione të vendeve të afërta. Si mund të behet ky pastrim parash, kur është shumë e qartë. Do të ketë marka ndërkombëtare të certifikuara. Meqë kemi kërkesën të Avni Ponarin, mbështetës i PD. Po patron para? Të kujt janë këto para? Do të investoj para të tija legjitime. Kur unë nuk ja lejon vetes të fus të gjithë njerëzit në një thes. Po e mbyll përsëri me Papa Françeskun: “Nuk rritesh do nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde” ka qenë kjo fjale e Ramës në kuvend.
Rama prezanton buxhetin: Rritja ekonomike 4%, nuk jemi të lumtur, por…
Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e buxhetit te vitit 2018 nga foltorja e Kuvendit, ku sot pritet te miratohet në parim.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka theksuar se “Ashtu si po verifikohet nga shifrat e këtij viti buxheti është ndërtuar i tëri me një përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Rritja ekonomike do të jetë 3.9-4% e gjithë vitit mbi parashikimin fillestar të kryer një vit më parë. Shqipëria sot sipas të gjitha të dhënave ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për uljen e borxhit dhe konsolidimin e financave”- tha Rama.
Sipas tij, për qeverinë këto shifra nuk duan të thonë se njerëzit duhet të duartrokasin qeverinë, apo të ndihen të lumtur. “Ne nuk jemi të lumtur se duam shumë me tepër, dhe jam i bindur se me këtë dokument ne vendosim një bazë të re për të bërë shumë më tepër”- tha ai.
Sipas Rames ne kete buxhet jane ne fokus punesimi dhe shtetberja, nderkohe qe pjese me vete mbetet projekti per Rrugen e Arbrit.
Rama ka theksuar me tej se “shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018 e cila kap nivelin 28.1% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Buxheti do financojë një ulje të mëtejshme të nivelit të borxhit publik. Vitin e ardhshëm borxhi do reduktohet në 2.5%. Paketa fiskale përmes reduktimit të pragut të TVSH deri në 2 milionë lekë do nxisë formalizimin e ekonomisë me një kosto të papërfillshme në raport me gjithçka është thënë për biznesin e vogël”.