Dy doganierë dhe dy shoferë të një kamioni janë arratisur pasi policia ndaloi mjetin. Ngjarja ndodhi në doganën e Qafë Botës, ndërsa policia ka mundur të bllokojë vetëm kamionin me mallin brenda.
Në lidhje me këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike dy mesazhe që kanë ardhur në adresën e tij në Facebook, ku flitet për dy doganierët.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:
Doganieret e Narkoshtetit te Norieges kalojne kamionin kontrabande dhe arratisen ne Greqi!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
“Si kalove z.doktor?
Po ju bej me dije se dje kane kapur nje kamion me mallra kontraban ne aksin qaf-bot sarande.kamioni ka kaluar nga pika doganore qaf-bot.personi kryesore ne kete mega kotraban qe ka kohe qe vazhdon esht pergjesi i turnit endri dafa i cili ka nje ceshtje ende te pa mbyllur ne ne prokurorin e fierit me skandalin e naftes qe eshte bere publike nga criën axhens.endri gjithashtu esht miku i ngusht i mirjan priftit.gjithashtu i ndihmuar dhe drejtori i kufirit perparm xhafer i cili mer pjesen rregullisht nga endri dafa.gjithashtu dhe miku i ngusht i cakos.te pershendes!
Dhe dicka tjeter shum pikante,i gjith turni i doganes qaf-bot jane aratisur ne greqi”
“Mirdita.
Nje fakt shume i rende ne kufirin e doganes se Sarandes.
Policia e krimit ekonomik te Sarandes dje sekuestroi nje kamion plot me televizora kontrabande qe sapo u futen nga dogana e Q.Botes.
Kamioni i kaluar kontrabande nga doganieret e ndrikulles se doganave u kap ne flagrance.
Behet fjale per nje grup te organizuar dhe qindra miliona leke.
Por hetuesit e doganave duan ta mbyllin dhe ta fshehin kete fakt trondites ku kalon kamioni diten per diell pa asnje dokument.
Prokuroria po kerkon doganieret qe u arratisen menjehere ne token greke.”