• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kurti veprim të zgjuar për targat, Vuçiç mbështetet nga Rama

23:54 : 25/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së fundmi ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, raportet e Ramës me Vuçiç dhe përpjekjet për marrëveshjen për targat.

I ftuar në një nga televizionet e Kosovës, Berisha tha se  me Vuçiç njohja e Kosovës është e largët për të mos thënë e pamundur, ndërkohë që ai shtoi se kjo nuk mund të pengojë krijimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

Berisha e konsideroi Vuçiçin zgjatimin e Milosheviçit dhe të mbështetur fort nga Edi Rama.

Më tej, ai tha se Kosova nuk ka asnjë borxh për Serbinë, por kjo e fundit i ka shumë borxhe Kosovës për të gjitha bëmat që ka bërë.

Ndërkohë marrëveshjen për targat, Berisha e quajti veprim të zgjuar të Kurtit.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Për të kaluar më pas tek plani franko-gjerman, për të cilin u shpreh se nuk e njeh mirë, por ka frikën se mos do e kthej Kosovën të ket fatin e dy gjermanive.

“Vuçiç u rikthye plotësisht në platformën e Milosheviçit. Vuçiç i mbështetur fuqimisht nga Rama, kërkonte të merrte diçka plus nga Kosova së cilës ai i ka borxhe qindra million euro me dëmet që i ka krijuar. Kosova nuk ka asnjë borxh ndaj Serbisë. Ai i përdori këto. Kosova refuzoi Balkanin e Hapur, ndryshimin e kufijve.Pas kaq vitesh çështja doli në sfidë. Nuk mund të kemi shmangie, aq më tepër zgjidhja. Duhet ecur drejt zgjidhjes, sepse Putini sunon një konflikt tjetër në Ballkan. Rasti i targave në faqe të parë nuk janë shumë të rëndësishme, por në themel janë e drejta e një qeveria për të vendosur ligjin në territorin e saj dhe këtë nuk e pranon Milosheviçi.

Ti kërkosh Kosovës që të mos zbatojë qëndrimin për target është një padrejtësi, por këtu ka një problem në aparencë, por kjo nuk duhet të pengojë marrëveshjen, e cila si marrëveshje ekziston në platofrmën e marrëveshjes së përgjithshme të vitit 2013. Për mendimin tim Albin Kurti mendoi drejt. Nuk mund të bëheshin target një fakt që të çonte dhe njëherë pas procesin e përgjithshëm të negociatave. Tani është edhe një plan ai Franko-Gjerman për të cilin unë nuk kam shumë njohuri, por vetëm aq sa kam parë në media. Por ngjason me marrëveshjen e 2013. Ka një defekt dhe ai është modeli i dy Gjermanive. Është frika se mos ndoshta nga ky plan Kosova të pësoj fatin e dy Gjermanive, por se besoj se Macron e lejon këtë gjë. Unë kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë. Nuk parashikone njohjen, por ajo ishte e mbështetur në marrëveshjen e Abrahamit. Projekti aktual nuk jep maksimumin që do të donin shqiptarët”, tha Berisha.

Pyetje: Pjesë e kësaj marrëveshjës është asociacioni të Komunave serbe. Çfarë mendoni?

Berisha: Jam kundër çdo asociacioni. E drejta e kësaj mund të jetë e drejta e parë organizative që buron nga liria. Në këtë kontekst nuk shoh asnjë pengese për krijimin e një asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asociacioni nuk hedhur poshtë nga gjykata por është hedhur ajo pjesë që cënon integritetin.

Pyetje: Kosovës çfarë duhet të pranojë për të shkuar në një marrëveshje finale me njohje reciproke? A duhet të kemi kujdes nga kurthet?

Berisha: Nuk është realiste që Serbia të detyrohet të njohë Kosovën, por të detyrohet të normalizojë marrëdhëniet dhe të sillet si fqinjë me të. Serbisë i janë bërë të qartë nga kancelari Scholz kur i ka thënë se nëse do të anëtarësoshesh në BE duhet të njohësh Kosovën. Me Vuçiç nuk ka të ngjarë të njoh Kosovën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një udhëheqje tjetër në Serbi që të korrigjojë gabimet, por deri sa të vijë ky moment ne duhet të bëjmë përpjekje për të jetuar në normalitet me fqinjët.

Etiketa: BerishaKurtiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Van Gaal pas barazimit: E pabesueshme se si luajtëm

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com