• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Marrëveshja për targat, Vuçiç: Pritet presion edhe më i madh

13:01 : 24/11/2022
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targa, është një fitore e vogël taktike “që do të na çojë në presion edhe më të madh”.

Një ditë më parë, më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës

Në konferencën për media, Vuçiç tha të enjten se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar.

Ai konfirmoi se nuk do të ketë targa të reja KM, të cilat, sipas tij, ishin rreth 90 sosh në vit.

Lexo edhe:

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Vuçiç po ashtu tha se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në këtë mënyrë është përgjigjur Vuçiç, i pyetur për qëndrimin në lidhje me zgjedhjet lokale në veri të Kosovës të planifikuara të mbahen më 18 dhjetor, pas largimit të serbëve nga veriu i Kosovës nga institucionet e Kosovës.

Më 5 dhjetor, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të riregjistruar targat serbe në RKS (Republika e Kosovës) dhe suspendimit të komandantit të policisë rajonale për veriun e Kosovës, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi ta zbatonte atë vendim.

Presidenti i Serbisë shtoi se është e rëndësishme që në Bruksel është theksuar domosdoshmëria e përmbushjes së marrëveshjeve të mëparshme.

Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë

“Ne nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë do të bëni atëherë, na bombardoni, na kërcënoni me sanksione”, tha ai.

Ai shtoi se Beogradi nuk është i interesuar për njohje reciproke me Prishtinën.

Edhe Lista Serbe e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim dhe se ato do të mund të vazhdohen, por “të reja nuk të lëshohen tani për tani”.

Marrëveshja është mirëpritur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Bislimi ka thënë se pas marrëveshjes së 23 nëntorit, “ne duhet të vazhdojmë bisedimet intensive sa i përket propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me çështjen e targave.

Më 22 nëntor, me kërkesë të SHBA-s, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, për t’u dhënë mundësi bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, ka pasur tri faza.

Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor.

Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. REL

Etiketa: kosovemarreveshjetargaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
RAJONI

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
Para

Inceneratori i Elbasanit/ E-maile me Zoton, Apeli jep sërish burg për Alqi Bllakon

TË GJITHA

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com