Vazhdojnë të dalin detaje tronditëse nga vdekja e Lear Kurit i cili dha shpirt në duart e uniformave blu që mbrëmjen e 19 tetorit po e shoqëronin në komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës.
Së fundmi nëna e 32-vjeçarit, Fatmira Mustafa ka folur për tmerrin që ka parë në momentin kur ka hapur arkivolin. Ajo ka hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit për të cilën thotë se e kanë dhunuar barbarisht djalin e saj.
Gjatë intervistës për “News 24”, nëna e Leart Kurtit tha se me atë çfarë ka parë beson se 32-vjeçarin e kanë dhunuar, pasi siç tregon ajo, i ndieri kishte marrë goditje të tmerrshme dhe trupi kishte shenja dhune.
“Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë ë kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme. Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar,. Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht”, tregon nëna e Lear Kuritt.
Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit?
Nëna e Lear Kurtit: “Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha se do ndërrohem. Me tha nuk dua dush se jam i pastër. E pyeta a je në shtëpi? Më tha mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju. E kam bërë gjumin copa copa“.
Pyetje: Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?
Nëna e Lear Kurtit: “Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te spitali ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë. Unë humba ndjenjat. Ai ishte çun i mirë, i gjithë Tiranës. Tani si çdo i ri, do e pranoj, hashash pinte”.
- Protesta e thirrur për të kërkuar drejtësi për Lear Kurtin
Ditën e premte për rreth një orë e gjysmë ka zgjatur protesta për vdekjen e të riut Lear Kurti.
Qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes për të riun që humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, madje protestuesit duke fajësuar autoritetet për papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence.
Protesta nisi rreth orës 19:30 përballë Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët me pankarta në duar brohorasin: “Polici e krimit…Policia e krimit”, gjithashtu ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë pasi një 32-vjeçar vdes në duart e uniformave blu.
Edhe ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur protestën e dytë për të kërkuar drejtësi për Lear Kurtin. Tubimi do të zhvillohet në orën 18:00 përballë Ministrisë së Brendshme.
- Denoncimi i rëndë nga Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim të fortë për vdekjen e të riut të cilin e ka quajtur si një “krim të shëmtuar” brenda komisariateve të policisë.
Duke iu referuar denoncimit nga “qytetari dixhital”, Berisha jep disa detaje të rëndë duke theksuar se vdekja e Laer Kurtit ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë ndaj 32-vjeçarit.
Berisha dënon me ashpërsi të madhe krimin e kryer sipas tij nga efektivët e Edi Ramës dhe ministrit Çuçi.
- Si ndodhi ngjarja e 19 tetorit ku humbi jetën Lear Kurti?
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.
Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.
Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.