• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga protestat, te primaret e bashkimi i PD/ Berisha: Do fitojmë zgjedhjet

23:32 : 13/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu bindjen se opozita e bashkuar do të dalë fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale, si në vota totale, ashtu edhe në numër bashkish.

Në emisionin “Opinion” përballë një paneli gazetarësh, Berisha zbuloi strategjinë e PD-së për protestat, foli për përpjekjet për ribashkimin e partisë, primaret. Po ashtu, u prekën edhe sanksionet ndaj tij nga Britania, biseda me kreun e PL-së për koordinimin për zgjedhjen dhe fjalimi i Ramës ditën e djeshme në KiE.

Bashkimi i PD

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se mirëpret bashkimin e PD dhe negociatat me deputetët kundërshtarë në parti. Ai u shpreh se asnjë nga palët nuk vendos kushte dhe shprehu bindjen në këtë mënyrë bashkimi do të ndodhë. Berisha tha se kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka komunikime me deputetin Gazmend Bardhin dhe se negociatat po vijojnë në të gjitha nivelet.

Ai deklaroi se i njeh si anëtarë të PD të gjithë deputetët e grupit parlamentar, përfshirë edhe ata që nuk e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe. Berisha tha se po njëlloj njeh edhe Lulzim Bashën, por shtoi se më parë ai duhet të sqarojë çështjen e financimeve ruse.

Lexo edhe:

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

Protestat

Kryetari i PD-së deklaroi këtë të Enjte se PD nuk është tërhequr nga protestat. Berisha tha se pakënaqësia ndaj qeverisë është e madhe dhe protestat do jenë të fuqishme.

“Prit, prit se po vjen (protesta) dhe e fuqishme. Po e përgatisim. Në Vaun e Dejës më thanë ‘na njofto të vijmë me të madh dhe me të vogël’. Ka një tendencë që të vërshojë e gjithë Shqipëria, ne do ti racionojmë gjërat”, tha Berisha.

Ai shtoi se për PD nuk është aspak problem të organizojë një protestë me një numër të madh pjesëmarrësish, por shtoi se Partia Demokratike po analizon se cilat forma duhet të përdorë, si p.sh. mbështetja e protestave të sindikatave, apo organizime masive.

Biseda me Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të diskutimeve që ka zhvilluar me dyer të mbyllura me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Berisha deklaroi se do të ketë një marrëveshje koalicioni me Partinë e Lirisë dhe tregoi se Meta kërkon të bëjë fushatë të fortë për Këshillat Bashkiak.

Ish-kryeministri u pyet nëse do të kenë logo të përbashkët me Metën. Ai u përgjigj se Partia e Lirisë do të dalë me logon e tyre.

Pyetjes Çfarë ju ka thënë zoti Meta në takim, Berisha iu përgjigj: “Ishte shumë pragmatik. Erdhi me tezën se sa herë kemi kërkuar bashkitë e mëdha, jemi tradhtuar. Ai më tha mua se kishte ndërmend si Parti e Lirisë, të bënte fushatë të fortë për Këshillat Bashkiake. Jemi në koalicion. Do kemi marrëveshje për koalicionin”.

Kandidati për Tiranën

Berishës iu kërkua edhe një emër për kandidatin më të përshtatshëm sipas tij për opozitën, për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Berisha nuk dha emër, por shtoi se do mbështesë cilindo që rezulton fitues nga primaret.

Pyetjes nëse do jetë mjeku Ilir Alimehmeti një kandidat i mundshëm, Berisha iu përgjigj: Është një djalë me reputacion të plotë, të njohur dhe vlerësimin tim e ka maksimal, por do jete ai apo tjetri, këtë në mënyrë absolute nuk e di.

Cili do jetë profili i kandidatit?

“Tiranën e kemi fituar 4 herë me profil politik. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik”, tha Berisha, i cili shtoi se kandidati do dalë nga primaret, që sipas tij, pritet të mbyllen këtë muaj për bashkitë e mëdha.

Fjalimi i Ramës në KiE

Berisha e cilësoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës lidhur me raportin e Dick Marty, si të një diktatori.

Berisha tha se Rama ka thyer rregullat në Këshillin e Europës pasi zgjati fjalimin, gjë e cila sipas tij, e ka bërë lideri i Bjellorusisë, Lukashenko apo ish-lideri i Libisë, Gadafi. Kryedemokrati tha se për shkak të fjalimit të tij përfaqësuesit e shteteve në Këshillin Europain bojkotuan darkën e ftuar nga kryeministri Rama.

“Non grata” britanike

Berisha hodhi edhe njëherë poshtë akuzat e tij nga Britani, që ka vendosur ndaj tij sanskione. Kreu i PD-së akuzoi ambasadorin britanik si të përfshirë në lobimin për shpalljen e tij non-grata nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kjo që ka bërë ambasadori britanik, është një akt korruptiv mbështetur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha”, tha Berisha.

Etiketa: PDSali Berishazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
AKTUALITET

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
Para

Çitaku: Kosova e ka humbur rastin për liberalizimin të vizave

TË GJITHA

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë

14:13 : 10/05/2025

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025

Interi motivon lojtarët, shpërblimin miliona euro në rast triumfi në Champions

14:03 : 10/05/2025

Greqi/ 22-vjeçari shqiptar plagos oficerin e policisë me thikë

13:53 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com