• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strasburgu trondit Vetingun/ Gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga Luan Daci

09:48 : 05/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku ka qenë gjyqtar Luan Daci dhe që janë ankuar në Gjykatën e Strasburgut për këtë shkak, kanë shpresa për rishikim të vendimit të tyre.

Gjykata Europian për të Drejtat e Njeriut konstatoi këtë të Martë se procesi i rivlerësimit të prokurorit Besnik Cani është kryer në shkelje të parimit të procesit të rregullt ligjor.

Gjyqtarët e Strasburgut kanë konkluduar se gjyqtari Luan Daci i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk plotësonte kriteret për të qenë në këtë detyrë.

Lexo edhe:

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

Daci, i cili ka qenë gjyqtar në fillim të viteve ’90, është shkarkuar nga detyra në vitin 1997 për shkelje të rënda të ligjit.

Ky fakt përbënte ndalim pë emërimin e tij në strukturat e Vetingut. Por, institucionet e ngarkuara me verifikimin e kandidaturave, si edhe Parlamenti që miratoi emrin e Luan Dacit për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), kanë dështuar gjatë procesit.

Gjykata e Strasburgut vendosi që rasti i Besnik Canit duhet rishqyrtuar nga organet përkatëse shqiptarë.

Gjithësesi, kjo gjykatë ka theksuar se rasti i Canit nuk mund të shërbejë si përgjithësues për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shkarkuar nga trupa gjyqësore ku ka qenë pjesë Luan Daci.

Megjithatë, ky përcaktim i Gjykatës së Strasburgut nuk u heq mundësinë gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë ankuar pranë saj, për të siguruar të njëjtën të drejtë dhe të njëjtin vendim.

Në këtë pikë, situata ndërlikohet disi.

Së pari, gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga trupa me pjesëmarrje të Luan Dacit, duhet të kenë respektuar afatin ligjor të ankimit pranë Strasburgut, brenda 6 muajsh nga vendimi i formës së prerë në sistemit shqiptar.

Po ashtu, një pikë e diskutueshme është fakti nëse do të shqyrtohet në Strasburg çështja e emrit “Luan Daci”, në rastet kur ai ka qenë pjesë e trupave që kanë shkarkuar gjyqtarët e prokurorët ankimues, por këta të fundit nuk e kanë ngritur pretendimin se janë gjykuar nga një person që nuk ka meritat e gjyqtarit.

Gjithësesi, vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani është një tronditje e fortë për mënyrën se si është zbatuar procesi i Vetingut në Shqipëri.

“Boldnews.al” ka verifikuar vendimmarrjen e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe identifikoi rreth 60 raste të gjyqtarëve e prokurorëve që janë shkarkuar nga trupa gjykuese, me pjesëmarrjen e ish-gjyqtarit Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua për “falsifikim dokumentash”.

Më poshtë është lista e subjekteve të shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku ka qenë pjesë anëtari Luan Daci:

1. Sulejman Tola, Prokuroria Krujë
2. Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese
3. Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës
4. Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese
5. Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë
6. Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese
7. Luan Kaloçi, Prokuroria e Apelit Tiranë
8. Gentian Trenova, Prokuroria e Apelit Tiranë
9. Astrit Faqolli, Gjykata e Apelit Tiranë
10. Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë
11. Adriatik Cama, Prokuroria Tiranë
12. Admir Thanza, Gjykata e Lartë
13. Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë
14. Bledar Abdullai, Gjykata e Tiranës
15. Elsion Sadiku, Prokuroria Korçë
16. Artan Broci, Gjykata e Lartë
17. Bujar Hoti, Prokuroria e Apelit Durrësë
18. Artur Malaj, Gjykata Administrative e Apelit
19. Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër
20. Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë
21. Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Shkodër
22. Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme
23. Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
24. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë
25. Izet Kadana, Gjykata Pukë
26. Agron Valva, Gjykata Berat
27. Arben Zefi, Gjykata Shkodër
28. Alfred Gjoni, Gjykata Kurbin
29. Artan Bajrami, Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda
30. Donika Prela, Prokuroria e Tiranës
31. Hysni Demiraj, Gjykata e Apelit Tiranë
32. Dritan Peka, Prokuroria e Apelit Tiranë
33. Fatmir Lushi, Prokuroria Elbasan
34. Çlirim Shahini, Prokuroria Lushnje
35. Edison Ademi, Prokuroria Korçë
36. Dritan Seci, Gjykata Tropojë
37. Albina Spaha, Gjykata Gjirokastër
38. Ferdinand Elezi, Prokuroria e Apelit Durrës
39. Roland Jaupaj, Gjykata Fier
40. Idriz Mulkurti, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
41. Eugen Beçi, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda
42. Shkëlzen Cena, Prokuroria Dibër
43. Enkeledi Hajro, Gjykata Tiranë
44. Arben Pasho, Prokuroria Gjirokastër
45. Alfred Agolli, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
46. Artan Madani, Prokuroria Kavajë
47. Ardian Ylli, Prokuroria Vlorë
48. Ilir Mustafaj, Gjykata Tiranë
49. Hysni Vata, Prokuroria Kurbin
50. Luan Hasneziri, Gjykata për Krime të Rënda
51. Dhurata Haveri, Gjykata Tiranë
52. Besim Hajdarmataj, Prokuroria Tiranë
53. Brunilda Malo, Gjykata e Apelit Korçë
54. Astrit Haxhialushi, Gjykata e Apelit Tiranë
55. Arben Vrioni, Gjykata e Apelit Durrës
56. Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë
57. Marjana Velçani, Gjykata Administrative Durrës
58. Marsela Balili, Gjykata e Posaçme

Etiketa: besnik caniGjykata e strasburgutGjykata Europian për të Drejtat e NjeriutgjyqtareLuan DaciProkurorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren Antonela Prendi për shkelje disiplinore

14:05 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
Para

Territorialja/ Deputetët e PD dorëzojnë projekt-ligjin, Çupi: Të jenë 94 bashki

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com