• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtuesi Armand Lilo mbyll çështjen e kateve pa leje në prokurori

10:54 : 26/09/2022
në AKTUALITET

Të gjithë e kanë dëgjuar Edi Ramën të ankohej se në mes të Tiranës një grataciele po ndërtonte kate shtesë.

Legjendat brenda oborrit tregojnë se ai u thoshte njerëzve të vet se qe skandalizuar nga kulla “Syri i Tiranës”.

Ajo po ngrihej në hapësirën mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, mu në rrëzë të sheshit “Skënderbej”. Sipas tij ka qenë vetë arkitekti danez Henning Larsen që ka paralajmëruar kryeministrin se vepra e tij po përçudnohej.

Ajo sipas projektit duhet të ishte 26 kate, por tani që flasim, ato janë mbi 32. Ky thashethem filloi të përhapet, në fillim të kësaj vere.

Lexo edhe:

Kush e normalizon regjimin Rama

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

Së bashku me të qarkullonte dhe fjala se ndërtuesi, një trafikant Armand Lilo, është një njeri i lidhur ngushtë me një deputet socialist, Fatmir Xhafajn, të cilin Rama donte ta digjte, por e kishte fituar vendin në parlament vetëm pas angazhimit të hapur të Erion Veliajt.

Ky informacion shërbeu për të nxitur pandehmat, pa shumë bazë në fakt, se pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje fshihej rivaliteti i heshtur kryeministër kryebashkiak.

Në atë kohë dihej vetëm se “Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, projektuar nga studioja daneze e arkitektit Henning Larsen, i takonte kompanisë Edil Al të vëllezërve Dulaku, të cilët ia kishin shitur atë një ndërtuesi me shumë më pak emër.

Kulla, me 7 kate plus, i përket “ARLIS CONSTRUCION” me pronar Armand Lilo,  të cilin Stop e cilëson si “një ndërtues i afërt me qeverinë”. Emisioni investigativ jep të dhëna për kompaninë, bizneset që ajo ka dhe rastet kur emri i ndërtuesit është bërë publik në media.

Nga njëra anë përcaktimi si i afërt i qeverisë, mund të duket normal. Askush që nuk i ka këto lidhje, nuk do arrinte të ndërtonte në zemër të Tiranës. Por ama, nga ana tjetër, fakti se gratacielat e ndonjë oligarku Rama i legalizoi me vendim special qeverie tregon për të kundërtën.

Fakti se atë të Armand Lilos e bëri shembull, dëshmon se ai nuk është ulur ende në rreshtin e parë të të preferuarve të pushtetit, ndonëse ka provuar të ngrejë mardhënie me grupe mediatike apo me ndonjë deputet të cilin Rama e ka nxjerrë nga lista.

Lilo në prokurori. Xhafaj i mbyll dosjen?

Prapaskena ka mësuar se Armand Lilo është referuar në Prokurorinë e Tiranës për kate shtesë pa leje në kullën që i bleu Tan Dulakut, duke krijuar një pallat të shëmtuar gango në mes të Tiranës, simbol i rënies dhe i kapjes së shtetit ligjor.

Por, trafikanti Armand Lilo duket se i ka bërë llogaritë për të gjitha këto zhvillime. Lilo nuk i ka shtuar 7 kate pa garanci.

Dhe garancia duket se është kunati i tij, Fatmir Xhafaj, subjekt i ligjit anti-mafia për shkak të aktivitetit kriminal të të vëllait si trafikant ndërkombëtar droge.

Prokurorë të korruptuar nuk kanë kërkuar arrestimin e Lilos, siç kanë operuar me dhjetëra qytetarë që kanë ndërtuar një çati apo avlli pa leje.

Policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar krimin në mes të Tiranës, ndërsa prokuroria nuk ka nisur një hetim të thelluar financiar ndaj Lilos si eksponent i botës së krimit.

Pas dorëzimit të shtetit në raport me Armand Lilon besohet se qëndron Fatmir Xhafaj, i cili përfaqëson një nga klanet më të errëta dhe të fuqishme në prokurori, gjykata, Veting, bixhoz etj.

SPAK duhet të marrë në dorë këtë dosje, duke nisur që nga mosveprimi i policisë dhe prokurorisë.

Kush është Armand Lilo

Armand Lilo nga Pogradeci, pronar i kompanisē Arlis Ndërtim, është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai njihet si kunat i Fatmir Xhafajt. Lilo i ka nërtuar disa vila Xhafajt, ndërsa Xhafaj e ka mbrojtur nga veprimi i ligjit.

Madje në momentin që filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten 15 mijë metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.

Armand Lilo rezulton i përfshirë me ish-Ministrin tjetër të Brendshëm Saimir Tahiri. Në makinën e Lilos, Range Rover, me targa AA 718 OS, të cilin e përdorte Orest Sota, policia gjeti dy patenta skafi të Tahirit dhe 863 mijë euro. Kjo ndodhi kur ish-Ministri po akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi edhe në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.

Një raport i shërbimeve sekrete e ka skeduar Lilon për probleme të rënda ligjore. Madje Lilo ‘mori në qafë’ edhe anëtarin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, për shkak të kontakteve që Muçi kishte me Lilon, i cili konsideroj person i skeduar dhe me probleme ligjore.

/ Prapaskena.com

Etiketa: armand liloEdi Ramakate pa lejekate shteseprokuroritan dulaku“Syri i Tiranës”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
Para

Protesta/ “Mbyll shkollën, hap derë burgu”, nxënësit marshojnë drejt Kryeministrisë

TË GJITHA

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com