• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Analiza/ Ja 5 fajtorët e krizës që po kalon Bayern Munich në Bundesligë

18:11 : 21/09/2022
në SPORT
Getty Images

Getty Images

Kanë kaluar 7 javë nga fillimi i Bundesligës dhe ky sezoni i ri ka marrë nuancat e një kameleoni pas çdo ndeshjeje. Surpriza e vërtetë vjen nga ata, të cilët monotoninë e kishin kthyer si pjesë të identitetit të tyre pas 10 kampionatesh të fituara rresht. Situata e klubit më të titulluar në Gjermani po kalon një krizë “të pakuptimtë”, marrë në konsideratë atë fillimi sezoni të frikshëm.

Në këtë situatë, rekordmenët gjermanë janë kthyer në tabelë qitjeje mbi ecurinë e 4 ndeshjeve të fundit në Bundesligë, nga rezultojnë 3 barazime dhe 1 humbje. 12 pikë në 7 javë, e përkthyer në vendin e 5-të, edhe pse golat nuk janë kursyer duke u ndalur në kotën e 19 realizimeve, kundrejt 6 të pësuarve.

Kaq ka mjaftuar për të ndezur sirenat e alarmit, se ajo makinë, e cila funksiononte në mënyrë perfekte, ka filluar të humbasë ritmin. Por çdo pasojë ka shkaqet, dhe për ekipin nga Mynihu ata mund të identifikohen lehtë në varësi të asaj çka pritej dhe ajo që po ndodh.

Ja 5 arsyet kryesore e vështirësive së Bayern Munich në kampionat:

1- DE LIGT: 23- vjeçari rezulton blerja më e shtrenjtë e armatës bavareze me 67 milionë euro të arkëtuara nga Juventusi për shërbimet e mbrojtësit holandez. “Tulipani” ka zhvilluar vetëm 4 takime si titullar në kampionat dhe ka tundur vetëm në një rast portën kundërshtare, konkretisht në goleadën ndaj Bohumit me shifrat 0-7 në transfertë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, e cila vështirë të përmbushë pritshmëritë dhe koston e harxhuar për të.

Lexo edhe:

Bayern Munich konfirmon dëmtimin, Pavloviç i nënshtrohet operacionit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, portieri i Bayern njofton ndarjen nga jeta të djalit 6-vjeçar

Lojtari në fjalë është kthyer në protagonist negativ gjatë ndeshjeve të fundit. Në barazimin ndaj Shtutgartit, 23-vjeçari shkaktoi penalltinë e barazimit në minutat e fundit, ndërsa në disfatën ndaj Augsburgut ai nuk arriti të mbyllte hapësirat në kohë nga goditja e Berishës, e cila në fund do të rezultonte edhe goli i fitores. Shkurt, 4 pikë të humbura në dy ndeshje vetëm në sajë të gabimeve të mbrojtësit holandez.

2-SADIO MANE: Senegalezi u transferua nga Liverpuli në drejtim të “Allianz Arena”-s për vlerën e 32 milionë eurove. 30-vjeçari u mendua si zëvendësuesi i bomberit Robert Lewandwoski, por që mbeti vetëm hipotezë. Sadio ka luajt me kohë të plotë vetëm 2 ndeshje, ndërsa 5 të tjera kanë ardhur si zëvendësues.

Në 7 javë bilanci i tij rezulton me 3 gola dhe 0 asiste. Fakt është se 392 minuta kanë kaluar pa gol në kampionat. Shëmbëllimi më i mirë i gjendjes së sulmuesit afrikan rezulton paraqitja në dy ndeshjet e fundit, i vlerësuar me notën 5 si lojtari më i dobët i sfidave.

3-THOMAS MULLER- 33- vjeçari është lojtari më i vjetër në ambientin bavarez, aty ku eksperienca i ka shërbyer, por ama jo në këtë sezon. Statistikat e tij nuk lënë vend për interpretim, 408 minuta pa gol, saktësisht në javën e dytë përballë Volfsburgut do të koincidojë me golin e tij të parë dhe të vetëm në këtë sezon në kampionat.

Nëse flasim për asiste, situata shkon drejt absurdes me 477 minuta pa servirur asnjë pasim përcaktues ndaj shokëve të skuadrës. Fakte të tilla na tregojnë se mesfushori gjerman ndodhet shumë larg performancës së tri viteve të fundit në Bundesligë, në rolin e asistuesit më të mirë.

Nëse përfshijmë edhe përballjet e Champions-it, plus atë të Kupës së Gjermanisë, bilanci orientohet drejt të paimagjinueshmes, me 663 minuta pa e ndier nuhatjen e golit.

4-HASAN SALIHAMIXHIÇ: Statistika e Matajs de Ligtit dhe Sadio Manesë si transferimet më të rëndësishme, nuk ka shfaqur garancinë e nevojshme në repartet respektive.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi Hasani ndërhyn shpesh në deklarata, të cilat nuk i shkojnë për shtat pozitës së tij. 45-vjeçari vazhdon më tej me prononcimet mbi ecurinë e lojtarëve, para, gjatë dhe pas ndeshjeve, detyrë, e cila i takon vetëm përgjegjësit kryesor, trajnerit.

5-JULIAN NAGELSMAN: Ish-trajneri i Lajpcigut firmosi kontratë 5-vjeçare në verën e 2021-shit si opsioni i duhur për të zëvendësuar denjësisht Hansi Flick. Në sezonin e ri evidentohet një fakt i çuditshëm, ku nga 20 lojtarë në dispozicion, tekniku 35-vjeçar i ka aktivizuar të gjithë. Kjo taktikë nxjerr në pah një trajner revolucionar, por nga ana tjetër problemi shtrohet në përzgjedhjen e 11- shes fikse. Të vetmit lojtarë, të cilët kanë qenë prezentë si titullarë në 7 ndeshjet e para të Bundesligës janë Neuer dhe Kimmich, pjesa tjetër ka kaluar në sitën eksperimentale të Julian.

Nëse ndalemi në aspektin teknik, sërish hasim luhatje, jo vetëm në vendosjen e titullarëve, por edhe në rreshtim. Skemat e Nagelsmann variojnë me 4-2-2-2, 4- 4-2 dhe 4-2-3-1. Moduli ndryshon thuajse çdo javë midis opsioneve të mësipërme, e kjo situatë e përmbyll tablonë se përse Bayern po lundron në ujëra të trazuara.

Etiketa: Bayern MunichBundesligakriza

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern Munich konfirmon dëmtimin, Pavloviç i nënshtrohet operacionit

11:48 : 02/08/2025
SPORT

Vuante nga një sëmundje e rëndë, portieri i Bayern njofton ndarjen nga jeta të djalit 6-vjeçar

17:21 : 01/08/2025
SPORT

Prezantimi i Diazit te Bayern Munich: Jam këtu për të fituar çdo trofe

18:17 : 31/07/2025
BOTA

Kriza në Gaza, Trump: Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet për t’i dhënë fund konfliktit

16:46 : 31/07/2025
SPORT

Mbyllet marrëveshja me Liverpool, Luis Díaz kalon te Bayern për 75 milionë euro

15:45 : 30/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Everton transferon mbrojtësin e Bayern Munich

20:06 : 29/07/2025
Para

Sondazhi i IDM-së, Vasili: Qeverisja e Ramës e falimentuar, shqiptarët në rrezik

TË GJITHA

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

17:35 : 02/08/2025

E rëndë në Dibër! 22-vjeçari plagos me thikë të ëmën

17:23 : 02/08/2025

Zjarr pranë një pike karburanti në Yzberisht

17:19 : 02/08/2025

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnituda

17:03 : 02/08/2025

Ish-luftëtarët e UÇK-së, kritika Gjykatës së Hagës

17:01 : 02/08/2025

Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak

16:46 : 02/08/2025

Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

16:35 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com