Lobe të forta biznesi dhe politike po tentojnë të manipulojnë procesin gjyqësor për pronësinë e televizionit “Top Channel”, çështje e cila është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, dosja “Top Channel”, ka mbërritur në Gjykatën e Apelit, në pritje të vendimit të formës së prerë i cili do t’i jap zgjidhje përfundimtare konfliktit mes aksionerëve të këtij televizioni. Por nga burime konfidenciale mësohet se ky proces gjyqësor po tenton të manipulohet duke përzgjedhur gjyqtarë që mund të jenë në favor të znj.Hoxha. Sipas burimeve mësohet se janë dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar gjyqtaren e larguar nga trupi gjykues: Kryetari i Gjykatës Hysni Demiraj dhe ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatiri Islamaj. Shorti për përzgjedhjen e gjyqtarit që do të zëvendësojë znj.Sollaku do të hidhet ditën e nesërme. Edhe pse procedura e zëvendësimit të gjyqtarëve bëhet me short, sërish ka gjasa që njëri prej gjyqtarëve të përzgjidhet në trup gjykues. Ky informacion konfirmohet ose rrëzohet mëngjesin e të martës.
Vjollca Hoxha pretendon pronësinë e 100 përqind të aksioneve edhe pse ajo dhe familja e saj ligjërisht kanë vetëm 40 përqind të aksioneve. Pjesa tjetër zotërohet nga dy biznesmenë, të cilët kanë blerë 60 përqind të aksioneve nga i ndjeri Dritan Hoxha. Ky fakt është konfirmuar edhe me një vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila rrëzoi pretendimet e znj.Hoxha për pronësinë totale të televizionit më të madh në vend. Gjykata njohu pronarë me 60 përqind të aksioneve biznesmenët Aurel Baçi dhe Albert Sino, të cilëve u është ndaluar çdo lloj vendimmarrje në televizion me një masë sigurimi të vendosur nga gjyqtarja Teuta Hoxha.
Pas vendimit të shkallës së parë çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit, ku fillimisht u kundërshtua masa e sigurisë, kërkesë e cila nuk u pranua nga kjo gjykatë. Në mënyrë ende të “pa shpjegueshme” pjesë e trupës gjyqësore u bë gjyqtari Gramoz Levanaj, infomacion i cili qarkullonte një javë përpara hedhejs së shorti. Levanaj zëvëndësoi gjyqtaren e përjashtuar nga trupi gjykues Zegjine Sollaku, e cila u largua pasi vajza e saj dhe vajza e Vjollca Hoxhës kishin marrëdhënie miqësore mes tyre. Zëvendësimi i Sollakut nga Levanaj solli vendimin e pritshëm për lënin në fuqi të masës së sigurimit që u ndalon aksionerëve në shumicë të Televizionit për të marrë vendime mbi biznesin e tyre. Por duket e njëjta histori do të përsëritet edhe në çështjen e themelit që është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit.
Pasi humbi gjyqin në shkallën e parë Vjollca Hoxha ju drejtua Gjykatës së Apelit ku kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe njohjen e saj si pronare të 100 përqind të aksioneve të televizionit. Në trupin gjykues në Apeli ndër të tjera shorti përzgjodhi edhe gjyqtaren Zegjine Sollaku, e cila nisur nga precedent i mëparshëm, u përjashtu sërish. Në fakt kërkesa për përjashtimin e saj u bë nga avokatët e zonjës Hoxha, të cilët insistuan në largimin e saj, edhe pse një kërkesë e tillë mund të ishte bërë nga avokatët e palës kundërshtare. Tashmë vendi i mbetur bosh nga largimi i Sollakut po tentohet të zëvendësohet nga gjyqtarë që mund t’i japin garaci Vjollca Hoxhës se ajo do dalë me një fitore të sigurt nga kjo gjykatë.
Shorti për zëvendësimin e Sollakut do të hidhet të martën, çka do të konfirmojë ose rrëzojë shpejtë informacionet për një manipulim të mundshëm të shortit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pa dashur të paragjykojmë shortin, informacionet që disponojmë tregojnë se një nga dy gjyqtarët: Hysni Demiraj ose Fatri Islamaj do të jetë pjesë e trupit gjykues, duke zëvëndesuar kështu gjyqtaren e larguar. Nëse ata zhidhen nga një short i rregullt, askush nuk do të kundërshtojë praninë e tyre në trup gjykues. Por nëse konfirmohen të dhënat, atëherë ngrihen dyshime serioze për mënyrën e hedhjes së shortit dhe përfshirjen e gjyqtarëve në afera të errëta. Pak muaj më parë u konfirmuan se gjyqtari Levanaj i përfolur prej një jave “rastësisht” u përzgjodh nga shorti. Të urojmë që këtë radhë shorti do jetë i vërtetë!/CityNew