• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E nisi festën që në 2018, sot Rama gëzon se maqedonasit pranuan planin francez

Negociatat me BE

17:34 : 16/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama reagoi i lumtur sot pas vendimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, si rrugëzgjidhje e konfliktit me Bullgarinë.

Sipas Ramës, tashmë negociatat kanë marrë dritën jeshile dhe javën e ardhshme, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Brukselit për tryezën e parë ndërqeveritare.

Në fakt nëse i referohemi deklaratave të Ramës të 4 viteve më parë, atëherë kur u hapën edhe shishet e shampanjës dhe u dekoruan disa zyrtarë për atë që konsiderohej si hapje e negociatave, ky gëzimi i sotëm i Kryeministrit duket i pavend.

Shumëkush e mban mend sesi në 2018-ën, Rama njoftonte hapjen e negociatave, ndërsa pas tij vinin urimet edhe të diplomatëve, që i tregonin shqiptarëve se i ishin çelur dyert në Bashkimin Europian, edhe pse nga Bundestagu gjerman ishin renditur kushtet që duhej të plotësonte qeveria shqiptare, një pjesë e të cilave as sot e kësaj dite nuk janë plotësuar.

Përballë qëndrimit të mbajtur nga Unioni, Rama zgjodhi në jo pak raste ashpërsimin e toneve, herë duke sulmuar ato që i konsideronte si vendet skeptike, që për interesat e tyre të brendshme, mbanin peng hapjen e negociatave, dhe herë hidhte akuza mbi burokratët e Brukselit. Në raste të tjera paralajmëronte me zgjidhje të tjera, jashtë BE, ku kërcënonte me rrezikun kinez dhe atë rus që kanë influenca në Rajon, por asnjëherë nuk ndërmorri hapat për të përmbushur kushtet, ku primari mbetet ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në vend të krijimit të një klime që do të mundësonte zgjedhje të lira, Rama shpiku mekanizmin e patronazhistëve, hodhi në treg të dhënat sensistive të qytetarëve, arriti të vinte nën kontroll drejtësinë e re, aq sa sot edhe një nga skandalet më të mëdha, ai i inceneratorëve, është kthyer në një lule “mos më prek”.

Lexo edhe:

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

Në 9 vitet e pushtetit të Edi Ramës procesi i integrimit në BE është zvarritur, ndërsa sot Kryeministri po përdor ndoshta si mjete presioni ndaj Unionit dy nisma të shumëdebatueshme, atë të legalizimit të kanabisit mjekësor dhe amnistinë fiskale.

Të dy nismat, që Rama me shumë këmbëngulje do të tentojë t´i miratojë në Kuvend mund të prodhojnë përplasje, jo vetëm me Brukselin, por edhe me shumë nga vendet anëtare të Unionit, që ashtu sikundër Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, deri në propozimin francez, edhe ata mund të vendosin kushte ndaj Tiranës zyrtare.

Sinjalet nuk kanë munguar, qoftë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ashtu edhe për amnistinë fiskale. Madje për këtë të dytën kundërshtitë vijnë jo vetëm nga BE, por edhe nga organizmat ndërkombëtare financiare, përfshi edhe ato me qendër në Uashington.

Një ditë më parë, dy nga diplomatët kryesore në Tiranë, ai gjerman dhe homologia e tij franceze, në mënyrë demonstrative braktisën sallën ku po diskutohej mbi amnistinë fiskale, sapo Kryeministri Edi Rama mori fjalën. Më pas dy diplomatët me gjuhë diplomatike thanë se në agjendat e tyre kishte takime të tjera, por ato e kishin shprehur më parë qëndrimin e tyre, që ishte në unison me atë të BE-së.

Një ditë më parë, Kryeministri foli si sovranist, i tregoi deri diku kufinjtë apo vijat e kuqe vendeve që kundërshtojnë amnistinë fiskale, ndërsa nuk dihet nëse do të vijojë me të njëjtin qëndrin edhe javën e ardhshme, dhe sa e pranueshme do të jetë kjo gjuhë e tij nga Brukseli apo vendet anëtare të Unionit.

Etiketa: BEmaqedonianegociataplani francezRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026
Para

Merkato e verës, ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

TË GJITHA

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş