• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA-ja dhe Izraeli zotohen të mos lejojnë Iranin të bëhet më armë bërthamore

20:27 : 14/07/2022
në BOTA

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli paraqitën të enjten një front të bashkuar përballë rrezikut bërthamor të Iranit, gjatë vizitës së Presidentit Joe Biden në Izrael, ndalesa e parë e tij në një udhëtim në Lindjen e Mesme.

Administrata e presidentit Biden po i bën thirrje Izraelit të koordinojë aftësitë e mbrojtjes me fqinjët arabë për t’i bërë ballë Iranit.

Presidenti Biden dhe kryeministri izraelit Yair Lapid nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku zotohen se nuk do të lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.

Në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të presin pa fund” që Irani të rikthehet tek marrëveshja bërthamore.

“Ia kemi parashtruar udhëheqjes së Iranit se çfarë jemi të gatshëm të pranojmë që ai të rikthehet tek marrëveshja bërthamore. Ne jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Se kur do ta marrim, nuk jam i sigurt. Por ne nuk do të presim përgjithmonë”, tha presidenti Biden.

Lexo edhe:

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Uashingtoni po inkurajon Izraelin t’i koordinojë aftësitë e tij mbrojtëse me fqinjët arabë, duke i dërguar kështu një mesazh Iranit.

“Mesazhi për Iranin është se ky është shansi i fundit për t’iu kthyer marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një sistem rajonal mbrojtjeje, që është krijuar kryesisht kundër tij”, thotë Eytan Gilboa, ekspert për marrëdhëniet amerikano-izraelite në Universitetin Bar-Ilan.

Në një intervistë me televizionin izraelit, Biden tha se do ta përdorte forcën kundër Iranit si mjetin e fundit. Izraeli ka shprehur vullnetin të thellojë angazhimin me botën arabe.

“Do të diskutojmë për ngritjen e një arkitekture të re sigurie dhe ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme, pas Marrëveshjeve të Abrahamit dhe arritjeve të takimit të Negevit. Do të diskutojmë gjithashtu për nevojën për të rigjallëruar një koalicion të fortë global, që do ta ndalojë programin bërthamor iranian”, tha kryeministri izraelit, Yair Lapid.

Marrëveshjet e Abrahamit të periudhës së ish-presidentit Trump, normalizuan marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Ndërsa vendet arabe thellojnë angazhimin me Izraelin, përleshjet vazhdojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967, shkruan VOA.

“Çështja palestineze mungon thuajse tërësisht nga Marrëveshjet e Abrahamit. Ato përqendrohet përgjithësisht tek zhvillimi i lidhjeve ekonomike rajonale midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, në kurriz të sovranitetit palestinez”, thotë për Zërin e Amerikës Zaha Hassan e Fondacionit Carnegie për Paqen.

Presidenti Biden, i cili do të takohet me udhëheqësit palestinezë të premten, përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete, megjithëse e pranoi se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë së shpejti.

“Kjo zgjidhje mbetet, sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të siguruar një të ardhme në barazi, liri, mirëqenie dhe demokraci për izraelitët dhe palestinezët.”

Biden e mbylli ditën të mërkurën me një vizitë në Memorialin e Holokaustit, ku nderoi miliona hebrenj të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe u takua me të mbijetuar amerikanë të Holokaustit.

Etiketa: marreveshjeSHBATrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
Para

Harta e re, Haxhia: Gjyqtarët nën presion, kanë frikë të reagojnë

TË GJITHA

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom