• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri po vepron me axhendë personale, shpërfill sistemin shtetëror

23:18 : 01/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Intervistë me Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Deklarata e kryeministrit për heqjen e njëanshme të tarifave doganore me Kosovën lexohet nga përfaqësuesit e sipërmarrjes si vijim i ndjekjes së një axhende personale, për qëllime politike.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, thotë se kryeministri po shpërfill të gjithë sistemin dhe rrugën institucionale që duhet ndjekur për marrjen e vendimeve të tilla të rëndësishme.

Ai mendon se këto vendime duhen marrë bazuar në analiza të qarta të efekteve dhe gjithmonë mbi baza reciprociteti.

Si e vlerësoni deklaratën e kryeministrit Rama për heqjen e tarifave doganore me Kosovën?

Lexo edhe:

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Për mendimin tim, kjo është një qasje personale e zotit Rama dhe vijimësi e axhendës që ai po ndjek për profilin e tij politik në Ballkan. Në qëndrimet e tij ka krijim eventesh të reja, prishje të atyre të vjetra, mbivendosje të nismave që kanë në qendër gjithmonë individin Rama dhe shumë pak kanë në qendër strukturën, apo sistemin shtetëror.

Këtu kam parasysh të gjitha institucionet, që nga Presidenti, të gjitha institucionet kushtetuese, ekzekutivi. Funksionimi i sistemit shtetëror ka një lloj protokolli dhe rregulli, që, kur lëviz një sistem vendor, duhet të lëvizë në të gjitha hallkat e tij.

Ndër hallkat e sistemit vendor të Shqipërisë, jemi edhe ne, sipërmarrja, shoqëria civile dhe qytetari i thjeshtë. A po lëviz Rama në këtë formë? Mendoj se jo. Ai po lëviz vetëm si individ dhe është gati-gati shpërfillës ndaj sistemit të këtij shteti, duke shpallur në mënyrë të papritur edhe nisma si kjo që ju përmendni.

Kur flasim për dy shtete me sisteme të ndryshme, me legjislacione të ndryshme, sisteme fiskale të ndryshme, të gjitha negociatat duhet të bazohen në parimin e reciprocitetit.

Lëshimet e njëanshme mund të kthehen të dëmshme, sepse qeveria Rama vazhdon të mos marrë në konsideratë prodhimin vendas. Baza e këtyre proceseve duhet të jetë reciprociteti dhe respekti ndaj protokolleve dhe sistemeve shtetërore. Nuk kemi pse të krijojmë një situatë të pabarabartë, ku prodhuesit vendas ta shohin shtrembër konkurrentin nga Kosova.

E quaj këtë deklaratë të pavend, të pamenduar dhe të pastudiuar për efektet që ajo mund të sjellë në ekonomi. Nga ana tjetër, kjo është strategjia e qeverisë për të shpërndarë slogane, informacion të turbullt, për të tërhequr vëmendje nga çështje të tjera.

Me aq informacion sa keni ju, a kanë funksionuar marrëveshjet e deritanishme dhe a i kanë lehtësuar këmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Ne jemi partizanë dhe pozitivë për çdo lloj marrëveshjeje që qeveria e Republikës së Shqipërisë lidh me shtetet e tjera, kur ato janë në mbështetje të mirëqenies dhe prodhimit vendas.

Nga ana tjetër, unë ngre pyetjen: a ka një matricë të qartë të implementimit të marrëveshjeve të deritanishme, për shkallën e zbatimit, problematikat? Ne nuk e kemi një informacion të tillë dhe mendoj se kjo transparencë është e domosdoshme.

Nga të dhënat tuaja, a ekzistojnë pengesa të natyrës ligjore, procedurale apo të çfarëdo lloji tjetër që krijojnë probleme në këmbimet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve?

Duhet të pranojmë një gjë: takimet dhe mbledhjet krijojnë një lloj presioni pozitiv mbi administratat përkatëse. Por, kur hyjmë në detaje të proceseve që kryen një sipërmarrës për të procesuar të gjitha procedurat e nevojshme për tregtinë mes vendeve, padyshim që ka probleme.

Ne po tentojmë të krijojmë një paradhomë, para se të hyjmë në Bashkimin Europian. Të hysh në tregun e përbashkët europian nuk është gjë e lehtë. Kërkohen standarde, procedura, cilësi, seriozitet, për të garantuar sigurinë e konsumatorëve dhe shteteve lidhur me transaksionet që kryhen.

Për të tejkaluar këto vështirësi, ne po tentojmë të hyjmë nëpërmjet këtyre paradhomave, për të bërë njohjet përkatëse.

Padyshim që ka vonesa në përpunimin e produkteve në kufij, padyshim që ka hapësira interpretimi dhe subjektivizmi për dokumente të veçanta që duhet të njihen.

Për të pasur një bashkim doganor ka vështirësi të mëdha, duhet që çdo gjë të procesohet në një sistem, të njehsohen kodet doganore, të harmonizohen procedurat që lidhen me sistemin fiskal në tërësi. Pra, jemi shumë larg një bashkimi të mirëfilltë tregtar dhe të funksionuarit si një treg i përbashkët ballkanik. /Monitor

Etiketa: KosovaRamaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
Para

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

TË GJITHA

“Burg kush bën parkim të paligjshëm”, Rama paralajmëron edhe inspektorët bashkiakë

12:46 : 03/10/2025

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

12:33 : 03/10/2025

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

12:31 : 03/10/2025

FOTO/ Ky është autori i krimit në Babrru, Arlind Demushi vrau 40-vjeçarin me thikë

12:17 : 03/10/2025

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025

Aksident në minierën e Krastës, plagoset rëndë 27-vjeçari

12:12 : 03/10/2025

Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

12:07 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com