Prokuroria e Fieri ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro të shtetasit Arbër Muça, të cilat dyshohet se burojnë nga prodhimi, shitja dhe trafiku i lëndëve narkotike dhe nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.
Sipas Prokurorisë, hetimi pasuror evidentoi një disproporcion të konsiderueshëm mes pasurisë së krijuar dhe të ardhurave të ligjshme të subjektit.
Gjithashtu, u konstatua se një pjesë e pasurive ishin regjistruar në emër të personave të tjerë, por kontrolloheshin faktikisht nga Arbër Muça, me qëllim fshehjen e pronësisë reale dhe origjinës së fondeve.
Në bazë të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 8 pasuri të paluajtshme (3 trualle, 3 njësi, 1 apartament dhe 1 vendparkim), 12 automjete, mes tyre Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi RS Q8 dhe Audi S8, si dhe 6 llogari bankare në euro dhe lekë.
Pasuritë e konfiskuara
Pasuri të paluajtshme
Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m², në Fier;
Tre pasuri truall me sipërfaqe nga 210 m² secila, në Fier;
Njësi me dy kate dhe sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², në Fier;
Njësi me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier;
Apartament 3+1, me sipërfaqe totale 127.4 m², në Tiranë;
Vendparkim me sipërfaqe 30.14 m², në Tiranë.
Automjete luksoze të konfiskuara
Lamborghini Urus, prodhim 2018;
Mercedes-Benz G-63 AMG, prodhim 2020;
Audi S8, prodhim 2021;
Audi RS-Q8, prodhim 2021;
Audi Q7, prodhim 2016;
BMW X5, prodhim 2014;
BMW X5, prodhim 2007;
Volkswagen Touran, prodhim 2013;
Mitsubishi L200, prodhim 2014;
Mercedes-Benz C220 CDI, prodhim 2001;
KIA Carnival, prodhim 2000;
Autobus Neoplan, prodhim 2003.
Gjykata ka vendosur konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të A.M. dhe E.M., me këto vlera:
51,945.71 euro në llogari bankare në emër të A.M.;
5,327,769.38 lekë në llogari bankare në emër të A.M.;
1,867.39 euro në llogari bankare në emër të A.M.;
405,775.82 lekë në llogari bankare në emër të A.M.;
1,039.07 euro në llogari bankare në emër të E.M.;
6,166.80 lekë në llogari bankare në emër të E.M.














