Temperaturat e larta kanë shkaktuar aktivizimin e dy vatrave të zjarrit në Bashkinë Prrenjas gjatë orëve të fundit.
Sipas raportimeve, flakët janë shfaqur në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe në Njësinë Administrative Qukës, duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara.
Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa zjarrfikësit janë angazhuar në mobilizimin dhe shuarjen e tyre.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.














