Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës.
Kërkesa kryesore është dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës.
Shqiptarët janë shprehur të vendosur se do të rezistojnë deri në largimin e Ramës.
Krahas fjalimeve të mbajtura në protestë, qytetarët përcollën mesazhet e tyre edhe përmes pankartave me tone ironike dhe kritike ndaj Edi Ramës.
“Sa tamahqar i milionave je o Rame, sikur do të rrosh 200 vjet” – “Jo Kuvendit të përulur para Ramës”, “ O Ramë nxirre një fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta”, “Si të peshkojmë deputetët”, ishin disa nga pankartat e protestuesve.
















