• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samiti IV i Diasporës kushtoi rreth 420 mijë euro, por faturat mbahen sekret

Pas katër samitesh në një dekadë, qeveria nuk ka një bilanc të plotë financiar dhe rezultate konkrete

14:18 : 03/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tapeti i kuq i shtruar në hyrje të Pallatit të Kongreseve, fjalimet patriotike dhe qindra të ftuar nga diaspora krijuan këtë vit atmosferën e një aktiviteti që qeveria e konsideron strategjik për lidhjen e Shqipërisë me emigrantët.

Nën moton “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”, Tirana mirëpriti Samitin IV të Diasporës më 13–15 prill.

Për tre ditë me radhë, në kryeqytet u zhvilluan 19 panele tematike me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të institucioneve, përfaqësuesve të organizatave të diasporës, akademikëve, sipërmarrësve dhe personaliteteve shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

“Një kuvend për të kthyer lidhjet në veprim dhe potencialin në rezultate konkrete për #Shqipërinë2030”, u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke e vendosur samitin në kuadrin e një platforme strategjike bashkëpunimi me diasporën.

Qeveria e promovoi aktivitetin si një ngjarje të rëndësishme kombëtare, me fokus fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve nga diaspora. Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, duke iu referuar edhe mekanizmit ligjor “Paketa e Maleve”:

Lexo edhe:

Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

“Unë iu them shqiptarëve që e kanë një copë tokë diku në një mal, diku në një kodër, që e kanë një shtëpi të braktisur të gjyshit a të stërgjyshit, që ta marrin në dorë Paketën e Maleve dhe ta kthejnë atë tokë, ta kthejnë atë shtëpi, në një burim mirëqenieje”

Sipas të dhënave zyrtare, në aktivitet u regjistruan 1,121 pjesëmarrës online dhe 68 të tjerë fizikisht, ndërsa në panele morën pjesë 139 panelistë nga Shqipëria dhe diaspora. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cilëson këtë edicion si samitin me pjesëmarrjen më të lartë krahasuar me tre edicionet e mëparshme.

Megjithatë, siç ndodh shpesh me aktivitetet e mëdha të financuara nga fondet publike në Shqipëri, pas përfundimit të samitit nuk u bë publik asnjë informacion i detajuar mbi kostot e organizimit.

Për të mësuar se sa u shpenzua dhe si u përdorën fondet publike, Faktoje iu drejtua Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme me një kërkesë zyrtare për informacion.

Kërkesa e parë u dërgua një ditë pas përmbylljes së aktivitetit (më 14 prill 2026) dhe synonte të siguronte të dhëna mbi kostot e organizimit, dokumentacionin financiar mbështetës, shpenzimet për panelistët dhe raportin përfundimtar.

Në përgjigjen e saj më 27 prill, ministria deklaroi se:

“Kostoja totale e organizimit të Samitit të Diasporës nuk është finalizuar ende, pasi priten informacionet e detajuara përfundimtare, që do të përllogariten pas mbledhjes së gjithë faturave të eventit”

Kërkesa u ridërgua më 4 maj. Por përgjigjja e plotë nuk u dha brenda afateve ligjore, duke detyruar një ankimim pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vetëm më 9 qershor, pas këtij procesi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ktheu përgjigje.

Sa kushtoi Samiti IV?

Sipas të dhënave zyrtare, Agjencia Kombëtare e Diasporës ka paguar 39,731,924 lekë për shërbime logjistike, qira ambienti dhe catering, të realizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar shpenzime shtesë në vlerën 2,220,594 lekë. Në total, kostoja e deklaruar e Samitit IV të Diasporës arrin në 41,952,518 lekë, ose rreth 420 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, në samit u regjistruan 1,121 pjesëmarrës online dhe 68 fizikisht, ose 1,189 persona në total. Bazuar në këtë shifër, kostoja mesatare rezulton rreth 35,284 lekë, ose afërsisht 353 euro për pjesëmarrës.

Megjithatë, kjo mbetet një llogaritje orientuese pasi institucioni pranon se numri real i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë, për shkak të pranisë së panelistëve, mediave dhe pjesëmarrësve që nuk figurojnë në listat zyrtare.

Po ashtu, mbetet e paqartë kostoja për 139 panelistët e ftuar nga Shqipëria dhe diaspora. Në përgjigje të pyetjes mbi shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, institucionet nuk dhanë shifra konkrete, duke sqaruar se këto shpenzime janë mbuluar nga institucionet organizatore sipas përgjegjësive të secilit panel.

Raport pa financa

Një tjetër element që ngre pikëpyetje është raporti përfundimtar i samitit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se raporti është finalizuar dhe pritet të publikohet, por saktëson se ai trajton vetëm aspektet organizative të aktivitetit.

“Është finalizuar Raporti Përfundimtar i Samitit të IV të Diasporës, duke reflektuar aspektet kryesore të organizimit dhe realizimit të aktivitetit (jo aspektet financiare). Publikimi i tij në faqen e MEPJ pritet të bëhet në ditët në vijim”

Katër samite, pak transparencë

Samiti i parë i Diasporës u mbajt në vitin 2016, i dyti në 2019, i treti në 2023 dhe i katërti në prill 2026. Në dhjetë vjet, qeveria i ka paraqitur këto aktivitete si mekanizma për forcimin e lidhjeve me rreth 2.25 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Megjithatë, edhe pas katër samitesh, mungon një bilanc i qartë mbi rezultatet konkrete të tyre, investimet e gjeneruara apo ndikimin real në marrëdhënien me diasporën.

Po aq e kufizuar mbetet edhe transparenca financiare. Në rastin e Samitit IV, institucionet publikuan vetëm shifrën totale të kostos, pa vënë në dispozicion dokumentet mbështetëse që do të mundësonin verifikimin e saj. Për rrjedhojë, publiku di se samiti kushtoi rreth 420 mijë euro, por jo saktësisht se si u shpenzuan këto para.  Esmeralda Topi/ Faktoje.al

Etiketa: Edi Ramafaturatsamitsamiti i diasporesSamiti IV i Diasporëstransparence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke

13:34 : 03/07/2026
AKTUALITET

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

13:00 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: Të hetohen lidhjet e qeverisë Rama me drogën

12:03 : 03/07/2026
AKTUALITET

“Dorëheqje!”/ Reuters: Protestat rrisin presionin ndaj Edi Ramës mes akuzave për korrupsion

11:15 : 03/07/2026
AKTUALITET

Dhuna policore ndaj protestuesve/ Strategjisti izraelit del kundër Ramës: Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë

11:07 : 03/07/2026
AKTUALITET

Rama ofendon sërish protestuesit: Janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë

10:40 : 03/07/2026
Para

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

TË GJITHA

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burgim në rigjykim për krime lufte në Kosovë

15:28 : 03/07/2026

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve, nënçmohet 31.4% nga 2015-a

15:12 : 03/07/2026

Zhvati 50 mln € me Call Center-at/ Arrestohet në “Olea Residence” në Dhërmi, Granit Pepnika

15:10 : 03/07/2026

Flamingot e Shqipërisë përballë buldozerëve të familjes Trump

14:51 : 03/07/2026

Çështja Balluku, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

14:49 : 03/07/2026

Arrin në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

14:36 : 03/07/2026

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

14:28 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş