• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Dhuna, bullizimi dhe mungesa e mbështetjes për shëndetin mendor janë ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga fëmijët dhe adoleshentët gjatë konsultimeve për hartimin e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030.

Dokumenti përmbledh rezultatet e konsultimeve me 74 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 13–18 vjeç nga disa zona të vendit, të cilët kanë paraqitur prioritetet dhe shqetësimet e tyre për politikat publike që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre.

Sipas analizës së konsultimeve, tema që dominoi diskutimet ishte dhuna ndaj fëmijëve. Bullizimi u identifikua si forma më e përhapur e dhunës, që sipas pjesëmarrësve shfaqet në shkolla, komunitete dhe gjithnjë e më shumë në mjedisin online.

Dokumenti thekson se shumë fëmijë vazhdojnë të mos raportojnë rastet e dhunës. Arsyet kryesore të identifikuara janë frika nga paragjykimi, mungesa e besimit se situata do të ndryshojë dhe mosnjohja e mekanizmave të raportimit.

“Ndonjëherë është më e vështirë të kërkosh ndihmë sesa të përballosh problemin”, citohet të kenë deklaruar pjesëmarrësit gjatë konsultimeve.

Lexo edhe:

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

Nafta arrin 206 lekë/litër, çmimi në Shqipëri rritet dyfish më shumë se në Europë

Fëmijët kërkuan jo vetëm masa ndëshkuese ndaj autorëve të dhunës, por edhe edukim për marrëdhënie të shëndetshme, mbështetje emocionale dhe ndërhyrje parandaluese.

Një nga temat më të diskutuara rezultoi shëndeti mendor. Sipas dokumentit, pjesëmarrësit e konsideruan mbështetjen psikologjike si një nevojë thelbësore për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre dhe kërkuan rritjen e numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla dhe komunitete.

“Kur kemi një problem emocional, nuk duhet të ndihemi sikur jemi vetëm”, thuhet në një prej mesazheve të përfshira në raport.

Konsultimet evidentuan gjithashtu kërkesën e fëmijëve për shkolla më mbështetëse, më shumë aktivitete sportive e kulturore dhe hapësira të sigurta për të diskutuar shqetësimet e tyre.

Në përfundim të procesit, vetë fëmijët identifikuan pesë prioritetet kryesore për periudhën deri në vitin 2030: pjesëmarrje reale në vendimmarrje, parandalimin e të gjitha formave të dhunës, më shumë mbështetje psikosociale, arsim cilësor të lidhur me mirëqenien dhe një mjedis digjital të sigurt.

Mesazhi përmbyllës i tyre në dokument është: “Duam të jetojmë në një Shqipëri ku ndihemi të dëgjuar, të sigurt, të mbështetur dhe të respektuar çdo ditë.”/ Monitor

Etiketa: dhunefëmijëproblemeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026
AKTUALITET

Nafta arrin 206 lekë/litër, çmimi në Shqipëri rritet dyfish më shumë se në Europë

21:35 : 21/07/2026
AKTUALITET

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

12:37 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Shqiptarët duan Europën, por nuk besojnë te Shqipëria”

17:08 : 20/07/2026
AKTUALITET

Emri/ Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë

11:53 : 20/07/2026
AKTUALITET

Industria e veshje-këpucëve në alarm, bie motori i eksporteve

10:43 : 20/07/2026
Para

Marsi hyn në Binjak! Tre shenja do të përfitojnë, ndërsa dy duhet të jenë vigjilentë

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026

Tirana investon te e ardhmja, tre talente të akademisë firmosin me ekipin e parë

10:13 : 22/07/2026

U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: E bllokoi me valixhe…

10:09 : 22/07/2026

AP: Trump miraton paktin bërthamor me Arabinë Saudite, lejohet pasurimi i uraniumit

10:03 : 22/07/2026

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, zonat më të rrezikuara

09:56 : 22/07/2026

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026

Dalin pamjet e arrestimit/ Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë (Emri)

09:44 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet