• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka analizuar situatën aktuale politike, duke u ndalur te protestat qytetare, qëndrimi i tij ndaj kryeministrit dhe gjendja brenda opozitës.

Në një intervistë për Klan News, Spaho e cilësoi protestën 30-ditore të nisur për Zvërnecin si një kaos të pakuptimtë të nxitur nga faktorë jashtë vendit, duke mbrojtur ndërtimin e resorteve në zona të mbrojtura si një praktikë normale turistike.

“Që nga fillimi i kësaj proteste me ato që kam parë, kam menduar që është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe nuk e ka burimin nga brenda vendit, por nga njerëz jo dashamirës të Shqipërisë. Duke shfrytëzuar zhvillimet brenda Shqipërisë, befas si me sustë ndezën këtë protestë, që po vazhdon prej 30 ditësh. Sebepi ishte Zvërneci një kaos krejt i pakuptimtë . Në të gjitha vendet, përfshirë këto që janë brenda nesh dhe konkurrentë në turizëm ndërtohen resorte të tilla në zona të mbrojtura, fare mirë. Ndërsa ne ndalim kundër një investimi kaq të madh për përmasat e Shqipërisë. Më pas protesta filloi që të nxjerrë kërkesa politike, që në fund kanë çuar dhe deri në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Pra ta bëjmë edhe një herë nga e para çorap sistemin politik, jo se nuk ka nevojë për përmirësime. Ka nevojë shumë, por me atë metodë që çdo gjë ta krijojmë nga e para ne shqiptarët kemi vuajtur historikisht. Shqipëria në momente kyçe ka bërë zgjedhje të gabuara.”

Megjithëse deklaroi se i qëndron kritikeve të tij të ashpra ndaj Edi Ramës, ai argumentoi se kryeministri nuk duhet të japë dorëheqjen tani për të mos destabilizuar vendin në një moment kyç historik. Sipas tij, palët duhet të arrijnë një pakt politik për të fokusuar reformat tek integrimi në BE, duke sugjeruar që vendi të vazhdojë kështu deri në zgjedhjet e vitit 2027.

Lexo edhe:

Banorët e zonës Patos-Marinzë protestë te zyrat e “Bankers”: Duam qiranë e tokës, të respektohet kontrata!

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

“Unë vazhdoj t’u mbeten të gjitha atyre që kam thënë për Edi Ramën në të gjithë vitet e karrierës sime politike, nuk u heq as presjen. Në postimin tim që kam bërë, e kam shprehur mjaft qarë ‘i ke bërë dëme të mëdha vendit, duhet të kishe ikur me kohë, por duke u ndodhur para këtij momenti historik, integrimi i Shqipërisë në BE, për çfarëdolloj arsyeja janë mbushur kriteret apo jo, unë mendoj që ne duhet të fokusohemi te kjo çështje, te integrimi europian. Të kishte një pakt të gjerë politik për të ruajtur stabilitetin dhe për të bërë reformat, në të kundërt ne shkojmë 180 gradë pas dhe përpiqemi që ta krijojmë vetë destabilitetin politik, sigurisht edhe me ndërhyrje të tjera. Kjo është arsyeja që unë mendoj, më mirë të vazhdojmë kështu deri në vitin 2027, të mbyllim kapitujt dhe pastaj t’i drejtohemi kutive zgjedhore.”

Ish-deputeti lëshoi akuza të forta ndaj Partisë Demokratike, duke e quajtur një parti të falimentuar dhe në bashkëpunim me mazhorancën për interesa privilegjesh. Në fund, ai hodhi poshtë çdo aludim për kalim te socialistët, duke garantuar se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS-në.

“Kjo klasë politike e ka mbyllur misionin, më keq nga të gjitha është PD, e cila është një parti e falimentuar, e paaftë të nxjerrë njerëz në rrugë, është e paaftë sepse nuk prek dot nervin e qytetarëve. Është në bashkëpunim me mazhoranc ës për të ruajtur ato pak privilegje që kanë, si deputetë të asaj forcë. Nuk kam pasur asnjë ftesë bashkëpunimi me PS, flini rehat nga kjo anë. As kam pasur dhe as do kem, sepse më njohin shumë mirë, kurrë nuk do i shërbej PS dhe Edi Ramës.”

Etiketa: Edi RamaEdmond SpahoPDprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e zonës Patos-Marinzë protestë te zyrat e “Bankers”: Duam qiranë e tokës, të respektohet kontrata!

11:33 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026
Para

Eurodeputetja Christina Guarda - Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart

TË GJITHA

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision

11:57 : 22/07/2026

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026

Alarm ushqimor! Supa e ngrirë nga Italia rrezikon shëndetin, mos e konsumoni

11:50 : 22/07/2026

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026

Reshjet e shiut / 21 fidera jashtë funksionit, probleme me energjinë dhe ujësjellësit në disa zona

11:40 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet