• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi “Porto Lalzi” në Hamallaj

10:38 : 17/06/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

“Vlerat tona janë cilësia, etika dhe integriteti”. Ky slogan qëndron në krye të faqes së internetit të kompanisë “Aliu Road House-AHR”, një kompani ndërtimi që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka pastruar miliona euro të një grupi të fuqishëm kriminal shqiptar, i angazhuar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Në krye të kompanisë “AHR” qëndron zyrtarisht Isa Aliu, i cili prej fillimit të kësaj jave është shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal. Megjithatë, prokurorët dyshojnë se pas kompanisë që ka ngritur një numër të konsiderueshëm godinash në Tiranë e resorte në bregdet qëndron vëllai i tij, Salvador Aliu, një rezident prej vitesh në Dubai.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë të martë (16 qershor 2026) se janë lëshuar urdhër-arreste për të paktën 10 persona, të dyshuar si anëtar të klanit kriminal.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron 150 mln euro, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

SPAK sekuestron hotelin e famshëm “Zig Zag” në Jalë

Mes tyre spikasin emrat e Eldi Dizdari (Denis Matoshi) dhe Dritan Gjika, të përfolur edhe më herët si pjesë e “Kompania Bello”, një organizatë multi-nacionale, përgjegjëse për trafikimin e tonelatave kokainë nga Ekuadori në drejtim të Belgjikës, Hollandës, Italisë e Britanisë së Madhe.

Hetimet e deritanishme kanë treguar se grupi kriminal ka dërguar në gjendje cash në Shqipëri shuma të papërcaktuara ende, por që janë në rendin e miliona e miliona euro. Më pas, këto vlera të konsiderueshme monetare janë futur në qarkullim të lirë, duke tentuar të ligjërohen, nëpërmjet projekteve ndërtimore, të realizuara nga “AHR” dhe kompani të tjera të lidhura me grupin.

Vilat në Gjirin e Lalzit

Ndërtuesi Isa Aliu është një 54-vjeçar nga Elbasani, i cili ka ruajtur një profil tejet diskret publik. Në burime të hapura nuk gjendet asnjë foto e tij, megjithëse kompania e tij gjendet pas projekteve luksoze dhe shumë të shtrenjta.

Prokuroria e Posaçme thotë se kompanitë e lidhura me këtë grup kriminal kanë ndjekur një “modus operandi”, një mënyrë veprimtarie të kujdesshme, për të shmangur dyshimet e institucioneve hetimore.

“Për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit”.

Kjo veprimtari e kamufluar gjendet në disa projekte tejet fitimprurëse. SPAK-u njoftoi se janë vendosur nën sekuestro “121 pasuri të paluajtëshme, si vila , Apartamente, Duplexe,  parkime, etj. tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës”.

Në foto: Leja e Zhvillimit për kompleksin “Lalzi Marina Seaside”, Hamallaj, Durrës

Në nëntor të vitit 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik “Lalzi Marine Seaside”, me investitor kompaninë “Svilupo Mare” shpk, në pronësi të Redi Peza dhe Bujar Huqi.

Dy vjet më pas, në dhjetor 2020, KKT, po nën drejtimin e Ramës, miratoi lejen e ndërtimit për kompleksin me vila në zonën e Hamallajt, në bregdetin e Durrësit, pranë Gjirit të Lalzit.

Nga ky moment, investitori fitoi të drejtën e ndërtimit të 132 godinave, nga të cilat ndërtesa nga 1 deri në 6 kate, vila dy-katëshe dhe dy hotele, si edhe ambjente shërbimi.

Leja e ndërtimit për ngritjen e kompleksit “Porto Lalzi” nga kompania “Svilupo Mare” përkon me kohën kur shoqëria “Aliu Road House” dyshohet se hyri në aktivitetin e pastrimit të parave të trafikut të drogës.

Në foto: Kompleksi rezidencial “Lalzi Seaside” në Hamallaj, Durrës

Mes kompanisë investitorë “Svilupo Mare” dhe “Ali Road House” rezulton të jetë nënshkruar një Marrëveshje për ndërtimin, nga e cila shoqëria në pronësi formale të Isa Aliut rezulton se ka përfituar plot 121 vila dhe godina të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania e Isa Aliut merrte përsipër që të ndërtonte godina në një sipërfaqe rreth 90 mijë metra katrorë, me një vlerë investimi rreth 30 milionë euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të “Aliu Road House” në kompleksin “Lalzi Seaside” janë vendosur së fundmi nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

“Investitori” i vilave

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ka konstatuar se shoqëria “Aliu Road House”, në vitin 2021,  ka rritur ndjeshëm kapitalin e saj, duke deklaruar në bilanc në fitim mbi një milion euro.

Pas rritjes zyrtare të kapitalit, në periudhën 2021-2023, “AHR” nënshkruar marrëveshje ndërtimi me kompaninë “Svilupo Mare 1”, me qëllim ndërtimin e rezidencave “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas”, të vendosura në zonën ekskluzive të Hamallajt, në Durrës.

Në foto: Pamje nga projekti “Porto Villas” në Lalëz, Durrës

Sipas marrëveshjeve, “Aliu Road House” shpk dyshohet se ka ndërtuar me kapitalet e saj si nënkontraktor vilat në sipërfaqe 90 mijë metra katrorë në kompleksin “Lalzi Marina Seaside”.

Ndërsa në kompleksin “Porto Villas”, kompania me pronar Isa Aliun, kësaj radhe në rolin e investitorit ka lidhur dy kontrata sipërmarrjeje ndërtim me “Svilupo Mare 1” shpk, për një vlerë prej më shumë se 12 milionë euro.

Në kuadër të këtij hetimi, mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar edhe një kontroll në ambjentet e kompanisë së biznesmenit Redi Struga, me qëllim identifikimin e mëtejshëm të raporteve të kompanisë së tij, “Svilupo Mare 1” me “Aliu Road House”.

LEXO EDHE

Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë! 10 masa sigurie, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mln €

Etiketa: Bujar Huqidritan gjikaEldi Dizdarigjiri i lalzitisa aliukompani ndërtimikompania bellopastrim parashRedi PezaSalvador Aliuspaktrafik droge“Aliu Road House-AHR”“Svilupo Mare” shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron 150 mln euro, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

22:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

SPAK sekuestron hotelin e famshëm “Zig Zag” në Jalë

19:07 : 16/06/2026
AKTUALITET

Artan Hoxha/ SPAK po shpërndan informacione në mënyrë tinzare

18:52 : 16/06/2026
AKTUALITET

Goditja e grupeve kriminale/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’!

17:29 : 16/06/2026
AKTUALITET

Goditja ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë/ Zbulohet fotoja e “Fantazmës së drogës”, Armando Pacani!

16:15 : 16/06/2026
AKTUALITET

Pjesë e grupit të Dizdarit dhe Gjikës/ Kush është pronari i diskos ‘Road Hause’ në kërkim nga SPAK

15:46 : 16/06/2026
Para

Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Integrimi europian të bëhet sipas meritës

TË GJITHA

Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku zbulon se grupi Bajri po e kërcënon me jetën e familjarëve

11:25 : 17/06/2026

Bordi ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

11:23 : 17/06/2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

11:15 : 17/06/2026

EMRI/ Plagosi dy persona në Paskuqan, arrestohet pas dy javësh 41-vjeçari!

11:12 : 17/06/2026

Botërori 2026/ Ronaldo zbret në fushë për t’iu kundërpërgjigjur Messit, vëmendja te Angli-Kroaci (Ndeshjet)

10:55 : 17/06/2026

Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Integrimi europian të bëhet sipas meritës

10:44 : 17/06/2026

Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi “Porto Lalzi” në Hamallaj

10:38 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibommeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom giriş