• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se si dhjetëra miliona euro u qarkulluan nga trafiku i drogës drejtpërsëdrejti në industrinë e ndërtimit në Tiranë, Vlorë e Palasë, ku kompanitë më të njohura të ndërtimit si dhe kullat më ikonike të Tiranës, shërbyen për të kthyer në beton milionat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

12:28 : 13/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Në vitin 2021, Luçiano Koçeku, në atë kohë 39 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër, shkëmbeu dy sipërfaqe toke, njërën prej të cilave e kishte blerë një vit më herët nga kompania Nova Construction 2012, me sipërfaqe ndërtimi në pallatin që Nova Construction 2012 do të ndërtonte. Menjëherë pas kësaj, Koçeku filloi të kërkojë blerës për apartamentet, mes “kolegëve” të tij në Angli dhe Belgjikë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, SPAK, zbuloi gjashtë vite më vonë se këto transaksione ishin në fakt pjesë e një numri të lartë veprimesh juridike dhe financiare formale, të cilat kishin për qëllim final pastrimin e shumave monetare në rendin e dhjetëramiliona eurove, të cilat, Koçeku dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin fituar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, të cilat u investuan në një numër pallatesh në Tiranë, pëfshirë ndërtesa ikonike si Garden Building te Rruga e Kavajës, por edhe në shumë parcela toke e vila në bregdetin e jugut.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të datës 10 qershor 2026, vijon në 86 faqe dhe ka për objekt vendosjen e masës së sigurisë së sekuestros preventive për pronat që dyshohet se janë vënë si produkte të veprës penale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Vendimi rendit faqe pas faqeje dhjetëra apartamente, mijëra metra katrorë tokë dhe dyzina me llogari bankare me miliona euro gjendje, krahas pronave të tjera si automjetet e luksit, të cilat u vunë nën sekuestro.

Tetëdhjetë e dy njësi, kryesisht apartamente në Tiranë, dhjetëramijëra metra katrorë toka në Gjilekë e Palasë dhe mijëra metra katrore vila në komplekset turistike  u vunë nën sekuestro.

Ky ka gjasa do të jetë operacioni më i madh kundër pastrimit të parave në historinë e Shqipërisë dhe hetimi është ndërmarrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.

Lexo edhe:

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Drogë – Beton

Pallati Garden Building në Rrugën e Kavajës në Tiranë u ndërtua duke tërhequr vëmendjen me format e pazakonta arkitekturore, daljet shumë të dukshme pa mbështetje në tokë dhe ngjyrën imitim hekuri të ndryshkur. Përgjatë viteve të fundit, ajo është njohur si një nga ndërtesat më të kushtueshme në vend, ndonëse në pamje të jashtme, jo shumë fort e banuar.

Me një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë, një ndërtesë e tillë mund të kërkojë minimalisht 30 milionë euro për t’u ndërtuar me kosto minimale prej 500 eurosh për metër katrorë, ndërsa vlera e saj  në treg të hapur, me çmimet aktuale prej 2 mijë apo 3 mijë euro për metër katrorë,  mund të arrijë në 100 apo 200 milionë euro.

Në kërkesën për sekuestrimin e pronave të dyshuara, SPAK vëren se, sipas dëshmisë së të penduarit Erjon Alibej, “gjysma e vlerës së pallatit është investuar cash nga shtetasi Artur Koçeku.” (Artur është emër tjetër i Luçiano Koçekut).

Alibej, një ish-trafikant droge nga Elbasani, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë disa vite më parë, pas një lufte të përgjakshme me bandën e vëllezërve Çopja që nisi me vrasjen e të vëllait të tij dhe vijoi me një dyzinë të vrarësh e të plagosurish me atentate nga të dyja palët, duke përfshirë njerëz të pafajshëm.

Duke folur për prokurorët për këtë hetim, Alibej përshkroi mënyrën se si paratë e drogës u shfaqën në tregun e ndërtimit në Tiranë duke filluar nga viti 2020, për t’u materializuar në ndërtesa ikonike, me arkitektë të promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas fasadës paraqitet një botë biznesi me fatura të papaguara, mashtrime dhe gjobëvënie kriminale që duket se nuk janë raportuar në sistemin e drejtësisë.

Ilir Shtufi përballej me borxhe dhe me probleme me drejtësinë për shkak të akuzave për shitjen e një apartamenti disa herë, gjatë procesit të ndërtimit. Afrimi me Koçekun e ndihmoi Shtufin të paguante borxhet, të zgjidhte problemet me drejtësinë ndërsa, sipas fjalëve të Alibejt, “emri i Arturit i largoi gjobëvënësit”.

Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.

Grupi i Koçekut dhe infrastruktura për pastrimin e parave në formën e investimeve në pallatet e Shtufit, përbën një rast tjetër të një grupi kriminal, aktiviteti i të cilëve është zbuluar falë kapjes së komunikimeve në Sky ECC nga autoritetet franceze. Sipas një prej komunikimeve të Koçekut të vitit 2020, ky shprehet i sigurt se paratë e tij janë të pastruara me sukses dhe në mënyrë të sigurt.

“Skan ca mbejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana per ato kompani q kam, [SIC]” citohet komunikimi.

Ndërsa në realitet, sipas dëshmisë së të të penduarit Erjon Alibej, Koçeku sillej si pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi dhe se kompania e Shtufit u bë instrumenti dhe destinacioni i parave të shumë trafikantëve të tjerë të interesuar për të transformuar në apartamente dhe dyqane të ardhurat nga trafiku i drogës.

Koçekut dhe Shtufit, prokuroria i ka identifikuar edhe shumë prona të tjera. Pallati te Mine Peza, me pothuajse 34 mijë metra katrorë ndërtim, në të cilin u urdhërua sekuestroja preventive për 38% të ndërtesës dhe një numër apartamentesh, një pallat në Rrugën Stavri Themeli, në të cilin u bllokuan për llogari të hetimit 37 apartamente si dhe në pallatin Colonade në rrugën Dritan Hoxha, me sipërfaqe 31 mijë metra katrorë, ku u sekuestruan 29 apartamente.

Bumi i ndërtimit përfshiu Tiranën, bregdetin e jugut dhe, në një masë më të kufizuar, zonën e Golemit në bregdetin e Kavajës duke filluar nga viti 2018 e pas.

Vetë Nova Construction u bë kompania simbol pas ndërtimit të shumë kullave. Në faqen e saj të internetit paraqiten kulla të tilla simbol si Mali i Tiranës apo Hora Vertikale apo Bond Tower, të cilat paraqesin arkitekturë futuriste dhe që për momentin gjenden ende në fazën fillestare të punimeve. Vendimi i gjykatës ka vendosur sekuestro në vetëm tre nga kullat e kësaj kompanie ndërsa shumë të tjera nuk janë prekur.

Dyshimet dhe akuzat kanë qenë të shumta për përdorimin e sektorit të ndërtimit për pastrim parash, me disa raste të dokumentuara nga prokuroria,  ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama ka këmbëngulur se aludime të tilla janë shpifje dhe baltë.

Vila e toka në jug

Vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestrove preventive për pronat e dyshuara të grupit kriminal në fjalë, përshkruan me detaje se si, eksponentët e kësaj organizate funksionin njëkohësisht si investitorë dhe si sigurues të titujve të pronësisë. Në një nga episodet e dosjes tregohet se si përfaqësues të grupit ishin vënë në Vlorë në kërkim të personave që kishin prona të paregjistruara, për të cilat, ata mundësonin regjistrimin dhe më pas, blerjen. Prania e krimit të organizuar në tregun e pronave të patundshme në Vlorë është e ditur nga të gjithë. Në një rast vetë Edi Rama pranoi se mbi zyrtarët e hipoketës në këtë zonë ushtrohet presion kriminal ndërsa drejtuesit e zyrës janë ndërruar çdo pak muaj.

Gjileka, lagjja e Dhërmiut në të cilën përfshihet edhe zona ku gjatë viteve të fundit janë ndërtuar disa blloqe vilash dhe apartamentesh përmes të ashtuquajturit status të Investitorit Strategjik, përmendet së paku 200 herë në vendimin e gjykatës të disponuar nga BIRN. Së paku pesë vila janë identifikuar se janë blerë me të ardhura nga trafiku i drogës në këtë dosje.

Gjithsej 11 parcela toke në Gjilekë me sipërfaqe totale prej 113 mijë metrash  katrorë u vendosën nën sekuestro. Nëse supozohet një çmim prej 100 eurosh për metër katrorë, vlera e këtyre parcelave arrin në 11 milionë euro.

Vilat në fshatrat turistikë të ndërtuara gjatë viteve të fundit kanë qenë shpesh objekt i hetimeve të SPAK. Shumë prej tyre janë vendosur nën sekuestro, njëra e identifikuar si  pronë e fshehtë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, tjetra si pronë e fshehtë e ish-kryeministres Belinda Balluku.

Falë komunikimeve në Sky ECC, SPAK ka arritur të identifikojë gjashtë raste të ngarkesave të këtij grupi kriminal të cilat janë sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese, në Holandë apo në Spanjë. Në total, kapjet që i atribuohen grupit arrijnë në 6 tonë kokainë. Çdo kilogramë besohet se i ka kushtuar grupit rreth 10 mijë euro bashkë me transportin, ndërsa çmimi i zakonshëm i shitjes është 25-30 mijë euro për kilogram.

Marê me shkurtime nga /BIRN/

Etiketa: betondrogeIlir Shtufikokaine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

13:00 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

12:13 : 03/07/2026
AKTUALITET

Drogë në tokë shtetërore/ E pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë! Sekuestrohen 44 kg lëndë narkotike

11:54 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kriminologu italian: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

11:37 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kokainë nga mafia shqiptare apo nga Sinaloa? Argjentina në alarm nga pakot me logon e krokodilit

11:28 : 01/07/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

10:18 : 01/07/2026
Para

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

TË GJITHA

“Pas protestave fshihet Moska”/ Ambasada ruse thirrje Gonxhes dhe Ballës: Kujdes me deklaratat!

18:19 : 03/07/2026

E rëndë në Vlorë/ Gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

18:01 : 03/07/2026

Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

17:52 : 03/07/2026

PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

17:44 : 03/07/2026

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera!

17:34 : 03/07/2026

DETAJE nga arrestimi i Granit Pepnikajt, armë dhe drogë brenda vilës ku fshihej /VIDEO

17:28 : 03/07/2026

Serbia arreston një person në kufi me Kosovën nën dyshime për krime lufte

17:10 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş