• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abilekaj: “Non grata” ndaj Berishës ishte ndërhyrje politike që dëmtoi opozitën

22:22 : 11/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Analisti Enton Abilekaj ka deklaruar se përfshirja e familjes së Sali Berishës në sanksionet e mëparshme nuk ka qenë një çështje humanitare, por një vendim politik i përdorur për të ndikuar zhvillimet në politikën shqiptare dhe për të dobësuar opozitën.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Abilekaj tha se zhvillimet e fundit dhe vendimet e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio tregojnë, sipas tij, se ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, vendimi i vitit 2021 për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha u ndikua nga një aleancë brenda Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i shërbeu, siç pretendon ai, pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Abilekaj argumentoi se kjo situatë ka sjellë pasoja në proceset zgjedhore dhe në balancën politike në vend.

Ai shtoi se kjo ndërhyrje ka dëmtuar edhe perceptimin e shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat tradicionalisht shiheshin si arbitër në politikën shqiptare.

Analisti theksoi gjithashtu se zhvillimet e fundit në Uashington, sipas tij, përbëjnë një lloj reflektimi mbi vendimet e mëparshme, të cilat ai i konsideron të padrejta dhe me pasoja të gjata për opozitën shqiptare dhe sistemin politik në vend.

Lexo edhe:

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

“Nëse do bëjmë një reëind tani, patjetër. Duhet të kthehemi të anulojmë gjithçka ka ndodhur në këto 5 vjet të politikës shqiptare. T’i anulojmë sepse ndodhën në kushte të pabarabarta dhe në kushte të një ndërhyrje amerikane brutale dhe të pakuptimtë.

Të cilën shumë pak njerëz në Shqipëri guxuan ta thoshin. I pari ishte Sali Berisha vetë. Më pas do ta bëjë dhe një pjesë e vogël e Partisë Demokratike që tani dominon sepse njerëzit e kuptuan se çfarë ishte. Dhe një pjesë e gazetarëve dhe e mediave të cilët nuk pranuan, e panë si një ndërhyrje të pastër të Ramës me një aleancë hibride, fluide të atyre brenda Departamentit të Shtetit, për të dobësuar dhe për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Rasti McGonigal që po analizohet tani tregon pikërisht se kishin të drejtë të gjithë ata që e menduan këtë. Dhe ajo që ndodhi sot konfirmoi që kishin të drejtë të gjithë ata që e besuan dhe të gjithë ata që nuk e pranuan se e ka thënë Amerika. Që nuk e pranuan një gjë të padrejtë se e ka thënë aleati më i madh. Se ata dhe mund të gabojnë dhe kur ata gabojnë, gjëja më e mirë është që t’u dalësh përballë dhe t’u thuash po gaboni.

Sepse kjo është ndihmë për vendin tënd, por është ndihmë edhe për ata siç po duket sot. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rubion, i cili, ju i përmendët dy deklarata të rëndësishme të Rubios. E para që kur ishte senator që tha që po përdoren sanksionet për interesa politike të një administrate. E saktë. Dhe e dyta që e ka thënë si senator që interesat tona në Shqipëri janë dëmtuar nga kjo. Marrëdhëniet tona.

Mënyra se si shqiptarët e shikonin Amerikën pas non-gratës së Berishës ishte mënyra më mosbesuese që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në Shqipëri, të paktën që nga vitet ’90. Ishte gjyqtari që vendoste, që ne e besonim verbërisht, në kushtet e një konflikti politik. Kur ne s’donim të besonim asnjërin nga palët, shikonim çfarë thoshte ambasada e SHBA-së. Ajo na orientonte se kush kishte të drejtë ose çfarë duhej bërë.

Dhe ajo që bëri, që ndodhi në 19 maj të 2021-shit, ishte pikërisht shkatërrimi i kësaj. I rolit të arbitrit, i rolit të shtetit që orienton, i modelit demokratik, që të tregon se si demokracia jote po është duke ngecur këtu, atëherë ndiq këtë rrugë siç po bëjmë ne, siç po ju kërkojmë ne.

Pra, nuk ishte vetëm roli i një shteti të madh që ndihmon një shtet të vogël, pra ishte një lloj orientimi demokratik që shqiptarët e kishin dhe politika shqiptare e kishte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu që po të bësh atë reëindin sot që them, ne do të anulojmë zgjedhjet e 11 majit, zgjedhjet e 2023-shit lokale.

Ne duhet të anulojmë të gjitha shkatërrimet që i janë bërë opozitës, të gjitha sulmet që i janë bërë opozitës sot. Edhe përçarja e PD-së duhet anuluar. A e anulojmë dot? Jo. Dëm i një shume të madh. Edi Rama sot ka 73 mandate, 76 praktikisht falë pikërisht kësaj. Këtij aksioni që kulmoi në 19 maj të 2021-shit. Ky dëm që mund të bëjë një grup, një sekt brenda Departamentit të Shtetit, është një dëm që zgjat sepse e ka bërë një fuqi shumë e madhe, e cila nuk mund të dëmtohet asaj.

Sigurisht që janë të mëdha. Pasi u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të jenë në shesh. Gjithë mediat amerikane janë këtu sot. Kështu që kjo nuk diskutohet. Pra, e gjitha kjo shpjegon dhe atë që ndodhi sot në parlament, që pavarësisht se nuk u duartrokitën deputetët e PS-së, kryesisht ata që kanë kohë në parlament, u shoqërua me një ndjenjë lehtësimi. Sepse sot ne jemi të gjithë të lehtësuar.”

Etiketa: Edi RamaEnton Abilekajnon grataSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

17:22 : 23/07/2026
AKTUALITET

Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

16:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

16:36 : 23/07/2026
AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!

15:19 : 23/07/2026
Para

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

TË GJITHA

Ra nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë

18:05 : 23/07/2026

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

17:50 : 23/07/2026

20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare

17:39 : 23/07/2026

Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

17:32 : 23/07/2026

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

17:22 : 23/07/2026

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

16:57 : 23/07/2026

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

16:55 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom