Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, në afërsi të gjykatës së Tiranës.
Një autobus i linjës së Unazës, është aksidentuar në rrethana ende të paqarta, ndërsa raportohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e autobusit, ndërsa pritet reagimi i policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.













