• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec

11:29 : 31/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Shkarkimi i drejtorit të policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një proteste të dhjetra aktivistëve mjedisorë, banorëve të zonës dhe lëvizjes Bashkë në Zvërnec, fsheh shumë më tepër sesa argumenti që u dha në njoftimin zyrtar. Po të lexosh tekstin e eprorëve të tij, ai u largua për një gënjeshtër të vogël.

Pasi dolën pamjet e llahtarshme të dhunës ndaj një aktivisti që protestonte kundër betonizimit të kësaj zone të mbrojtur, policia e Vlorës doli me një komunikatë. Aty thuhej se qytetari i keqtrajtuar, ishte futur me dhunë brenda teritorit privat ku ishte rrëmbyer nga badigardët që mbronin kantierin.

Vetëm pak kohë më pas, nga zyrat qëndrore të kryepolicit Hodaj, ky “lapsus” u konsiderua si skandal. Prej andej u prodhua një reagim për shtyp, ku kërkohej falje për versionin që kishte servirur policia lokale, theksohej se qytetari i dhunuar nuk kishte hyrë forcërisht në territorin me tela me gjemba dhe shpallej shkarkimi i menjëhershëm i Elidon Çelës.

Pasi ndiqje episodet e një pas njëshme të kësaj “mis en scene”, natyrshëm të lindte një pyetje: kaq sensibël qenka bërë pushteti i rilindjes ndaj gënjeshtrës? Mos vallë këta që mbajnë në pushtet kryepolicë të lidhur me bandat, u bënë papritur kaq qibarë, sa të mos durojnë një manipulim të vogël? Ku kishte gabuar pra Çela që po ndëshkohej?

Lexo edhe:

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

Po të vëzhgosh kronologjinë e ngjarjes dhe pasqyrimin e saj në media, e ke më të lehtë ti avitesh të vërtetës. Deri në momentin që policia e Vlorës doli me një komunikatë, asnjë nga TV dhe gazetat e mëdha nuk e kishte raportuar atë që po ndodhte në Zvërnec. As protestën, as dhunën, as përplasjen e protestuesve me badigardët privatë.

Dhe kjo heshtje e imponuar e ka një qëllim. Ajo është kërkuar me këmbëngulje nga qeveria. Dhe jo se asaj i bëhet fort merak për publikun vendas, as për qytetarët e një zone bastion të PS, por për një arsye krejt tjetër. Ky investim është i lidhur ngushtë me familjen Trump. Dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner dhe e bija e tij Ivanka, e kanë bashkëngjitur emrin e tyre me Sazanin dhe Zvërnecin. E duke qenë se ata, ndonëse veprojnë si një klan monarkik, ende iu nënshtrohen rregullave të demokracisë, gjëja që duan më pak është të asociohen me skandale të tilla. E imagjinoni dot një lajm të New York Times, që i është qepur këmba këmbës konfliktit të interesit politikë-biznes të familjes Trump, i cili flet për dhunën barbare ndaj një protestuesi në kantierin e Ivankës dhe Jaredit?

Duket qartë se nga Florida i është kërkuar Tiranës që të ketë sa më pak zhurmë rreth asaj që dhëndri dhe vajza po gatuajnë këtu.

Nuk ishte i rastësishëm fakti se edhe kandidati për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, në dëgjesën para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, të Senatit amerikan, bëri të paditurin lidhur me interesat financiare të familjes Trump këtu tek ne. I pyetur nga një senator demokrat pikërisht për këtë ai tha se nuk kishte informacion.

Po aq më pak e rastësishme është edhe heshtja e opozitës sonë të djathtë dikur liberale, të konvertuar në konservatore, për këtë projekt. PD-ja, që do të hakmerret përmes MAGA-s, për ato që i bënë sorosistët e Bidenit dhe Blinkenit, nuk do të ngrinte zërin qoftë dhe të gjitha zonat e mbrojtura të vendit po të rafshoheshin. Me sa duket për ta, mirazhi i pastrimit ditor të Berishës nga Non Grata vlen më shumë se pasuritë shekullore të këtij vendi.

Pra, me një fjalë dhe shkurt, projekti i quajtur “Zvërnec Peninsula”, aleatin më të mirë kishte sigurimin e heshtjes. Me sa duket dhe e bija dhe dhëndri kanë kërkuar që emri i tyre mos lidhet me një biznes që qeveria e ka përjashtuar nga statusi zonë e mbrojtur enkas për ta, kur aq më tepër, ka dhe pretendime pronësie. Më shumë se çdo gjëje ata ndoshta i druhen një skandali të ri që kapërcen Atlantikun.

Dhe gjithçka po shkonte mbroth, omertaja kishte triumfuar deri sa policia e Vlorës u shfaq me një njoftim. Kaq u desh që lajmi, që deri në këtë moment ishte fshehur pothuajse kudo, të bënte xhiron e të gjithë mediave, pasi ai konsiderohej si një njoftim zyrtar, nga ato që i shpëtojnë lehtë çensurës.

Elidon Çela, jo vetëm që nuk kishte garantuar dot një mbarvajtje të protestës pa andrralla, pasi videot e dhunës kishin shpërthyer në rrejetet sociale, por për më tepër ai kishte nxjerre dhe djallin nga shishja. Të gjithë prodhuan tituj për një ngjarje që duhej rrethuar me tela me gjëmba.

Pikërisht në këtë dalje të situatës nga kontrolli duhet kërkuar edhe motivi real i shkarkimit të kryepolicit të Vlorës. Ai nuk u ndëshkua, as se vartësit e tij bënin sehir, kur badigardë privatë masakronin një qytetar, as se ata ndenjën pasivë ndaj padrejtësisë dhe shkeljes së ligjit. Aq më pak u penalizua, se duke mbrojtur ata që dhunonin në emër të shtetit, bëri një “lapsus” në përshkrimin e ngjarjes.

Mëkati i tij nuk qe se foli gabim, por thjeshtë se guxoi të fliste, duke e shpërthyer këtë temë. Ndërkohë që vendimi i marrë lart është tjetër: grabitja e familjes Trump duhet të lihet në heshtje. /Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatidonald trumpEdi RamaJared Kushnermajor securityprojektprotesteqeveriaZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

22:23 : 23/06/2026
Para

‘Revanshi’/ SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

TË GJITHA

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş