• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli i Medias: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit

23:01 : 10/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) dhe Aleanca e Mediave Etike (AME) kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga gjyqtari Flamur Kapllani, që kërkon heqjen dhe bllokimin e aksesit në përmbajtjet mediatike.

Dy organizatat shprehin shqetësimin për përdorimin e masave të përkohshme gjyqësore që urdhërojnë heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike përpara shqyrtimit në themel të çështjes.

Sipas KSHM dhe AME, urdhra të tillë krijojnë një problem parimor, pasi kur gjykata urdhëron heqjen e artikujve pa vendim për ligjshmërinë e tyre, masa rrezikon të funksionojë si censurë paraprake.

Në deklaratë theksohet se reputacioni duhet të mbrohet përmes mjeteve proporcionale si: e drejta e përgjigjes, korrigjimi, përgënjeshtrimi, shënimi sqarues, përditësimi i artikullit, vendimi gjyqësor në themel dhe dëmshpërblimi kur provohet dëmi dhe se heqja e menjëhershme e artikujve nuk duhet të jetë zgjidhja e parë.

Reagimi:

Lexo edhe:

Fshirja e artikujve, precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

Aksidenti tragjik në Durrës, Këshilli i Medias: Raportimi i ngjarjes cënoi rëndë etikën

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca e Mediave Etike shpreh shqetësimin e tyre për

vendimin për Sigurimin e Padisë (e datës 24/04/2026, me numër 12320) marrë nga Gjyqtari Flamur Kapllani, në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ne shprehim shqetësim në lidhje përdorimin e masave të përkohshme gjyqësore që urdhërojnë heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike përpara shqyrtimit në themel të çështjes.

Pa paragjykuar asnjë mosmarrëveshje konkrete dhe pa marrë përsipër të vlerësojmë nëse një publikim i caktuar është i saktë, i pasaktë, etik apo joetik, ne vlerësojmë se urdhra të tillë ngrejnë një problem të rëndësishëm parimor: kur një gjykatë urdhëron heqjen e artikujve përpara se të vendosë nëse ata janë të paligjshëm, masa rrezikon të funksionojë si censurë paraprake.

Kushtetuta e ndalon censurën paraprake të mjeteve të komunikimit. Ky ndalim është një garanci themelore që gjykatat, autoritetet publike dhe aktorët privatë me fuqi ekonomike apo politike të mos mund ta nxjerrin informacionin nga qarkullimi publik përpara se të ketë një vendimmarrje të plotë dhe të arsyetuar mbi ligjshmërinë e tij.

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca e Mediave Etike thekson se përgjigjja ndaj një publikimi të kontestuar nuk mund të jetë, si rregull, heqja e tij e menjëhershme nga qarkullimi publik përpara gjykimit të themelit. Në një shoqëri demokratike, reputacioni mbrohet përmes mjeteve proporcionale si: e drejta e përgjigjes, korrigjimi, përgënjeshtrimi, shënimi sqarues, përditësimi i artikullit, vendimi gjyqësor në themel dhe, kur provohet dëmi, dëmshpërblimi.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar kur masa të tilla formulohen në mënyrë të gjerë, duke përfshirë portale, rrjete sociale dhe çdo mjedis tjetër digjital, pa përcaktuar me saktësi përmbajtjen konkrete, linket konkrete, shprehjet konkrete dhe arsyen pse çdo ndërhyrje është e domosdoshme. Një urdhër i përgjithshëm për heqje përmbajtjeje krijon pasiguri juridike, nxit vetëcensurë dhe u jep palëve të fuqishme një instrument presioni ndaj medias.

Në çështje që prekin lirinë e shtypit, dëgjimi i medias para vendimit të gjykatës duhet të jetë domosdoshmëri. Vendimet në dhomë këshillimi, pa praninë e mediave si palë, nuk justifikohen në një shoqëri demokratike.

Ne kërkojmë që masat e përkohshme për heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike nuk duhet të përdoren si zëvendësim i gjykimit të themelit dhe as si rrugë e shkurtër për të zhdukur nga hapësira publike informacionin e pakëndshëm, të kontestuar apo kritik.

KSHM dhe AME u bëjnë thirrje qytetarëve që përpara se t’i drejtohen gjykatës, të kryejnë një proces ankimimi pranë www.ame.media ose www.kshm.al, për të tentuar një zgjidhje më të shpejtë e jokonfliktuale përmes vetërregullimit.

Për sa i përket artikujve objekt gjykimi, bazuar dhe në Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar, KSHM dhe AME vërejnë se,

artikujt nuk mund të konsiderohen “mashtrues”, sepse janë të bazuar mbi një fakt konkret, që është një document i prodhuar nga gjykata;

titujt e përdorur janë sensacionalë dhe krijojnë një ide të ndryshme nga përmbajtja e shkrimeve. 

Prandaj, KSHM dhe AME u rekomandojnë mediave të përfshira në këtë padi, të korrektojnë titujt në përputhje me standartet etike të Aleancës për Media Etike dhe të Kodit të Gazetarit. 

LEXO EDHE:

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Etiketa: Këshilli Shqiptar i MediasKSHMliria e mediave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshirja e artikujve, precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

16:06 : 10/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Durrës, Këshilli i Medias: Raportimi i ngjarjes cënoi rëndë etikën

14:10 : 04/05/2026
AKTUALITET

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kërcënimet e Valterit për Abilekajn, KMSH: Dënojmë me forcë dhunën verbale të përfaqësuesit të PS

13:38 : 18/02/2025
AKTUALITET

10-të JO-të për Komisionin Parlamentar të Dezinformimit

11:28 : 04/04/2024
AKTUALITET

Rama shtyu gazetaren/ KSHM: Xhest i shëmtuar e intimidues! Fyen gazetarët me termin “injorancë”

18:09 : 19/03/2024
Para

Horoskopi i ditës së nesërme: E hënë, 11 maj 2026!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom