• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik droge nga Kolumbia, dënohet me burg banda në Itali, mes tyre edhe shqiptarë /EMRAT

16:40 : 08/05/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash dhe faturime fiktive me vlerë qindra milionë euro.

Operacioni i koduar “Tornado”, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias dhe Guardia di Finanza, përfundoi me dënimin e 15 personave me mbi 103 vite burg në total.

Sipas hetimeve, organizata kriminale kishte ndërtuar aktivitetin e saj mbi dy shtylla kryesore, trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Italisë dhe pastrimin e fitimeve përmes një skeme të sofistikuar financiare.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se rrjeti kishte arritur të trafikonte rreth 3 ton kokainë nga Kolumbia, përmes Spanjës dhe Holandës, ndërsa një nga bazat e magazinimit ndodhej në Palazzolo të Brescias.

Në qendër të dosjes hetimore rezulton 43-vjeçari me origjinë kineze Lihe Hu, rezident në Travagliato, i konsideruar nga prokurorët si “bankieri okult” i organizatës kriminale. Ai u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, ndërsa dyshohet se menaxhonte qarkullimin e milionave të përfituara nga trafiku i drogës.

Lexo edhe:

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur/ Detajet

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

Sipas hetuesve, paratë mblidheshin cash nga trafikantët dhe më pas pastroheshin përmes transfertave bankare nga Kina drejt llogarive në Shqipëri, Spanjë dhe Brazil. Nga hetimet ka rezultuar se në periudhën 2019-2021 rrjeti kishte krijuar fatura false me vlerë rreth 325 milionë euro për të legalizuar fitimet kriminale.

Në skemë përfshiheshin kompani fantazmë dhe shoqëri “filtër”, ndërsa sipërmarrës të ndryshëm paguanin për të siguruar faturat false, duke marrë më pas një pjesë të parave të pastruara kundrejt komisioneve deri në 4%.

Një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës kishin edhe shtetas shqiptarë. Dënimin më të lartë mes tyre e mori Jurgen Havalja, 41 vjeç, banues në Genova, i cili u dënua me 13 vite e 4 muaj burg. Sipas autoriteteve, ai organizonte transportin e kokainës nga Spanja drejt magazinave në Brescia.

Ndërkohë, shqiptari tjetër Mariglen Beqja, 44 vjeç, tashmë i arrestuar, u dënua me 13 vite e 2 muaj burg. Ai akuzohet për ruajtjen dhe magazinimin e lëndës narkotike në bazën operative të grupit në Brescia.

Në dosjen hetimore përmenden gjithashtu dhjetëra episode të trafikut dhe shitjes së drogërave të forta, përfshirë kokainë, heroinë dhe hashash.

Mediat italiane raportojnë se hetimi ka ngritur shqetësime për ekzistencën e të ashtuquajturave “banka të fshehta kineze”, të cilat dyshohet se operojnë në zona të ndryshme industriale të Italisë dhe përdoren për financimin e aktiviteteve kriminale dhe pastrimin e parave.

Etiketa: bandeBurgshqiptaretrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur/ Detajet

10:13 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
AKTUALITET

Greqi – Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës, 6 të arrestuar

16:47 : 26/06/2026
AKTUALITET

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

10:17 : 26/06/2026
Para

Dyshohet si “molla e sherrit” ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, del FOTO e Viktor Ruçit

TË GJITHA

Memet dhe pankartat ‘pikante’ ndaj Ramës dhe qeverisë së tij

22:38 : 04/07/2026

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve

22:25 : 04/07/2026

Aktivisti: Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore

22:05 : 04/07/2026

Maroku i “shuan” ëndrrën Kanadasë dhe avancon në çerekfinale

21:49 : 04/07/2026

Nga mishi i pagatuar te zjarret në pyje, rreziqe nga skara

21:36 : 04/07/2026

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio