• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapet filial i bankës turke Ziraat në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

11:20 : 25/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 nisën punimet për zhvillimin e një aktiviteti privat. Në këto dy kate njësi do të hapet një tjetër filial i bankës turke Ziraat.

Gjithçka ishte në rregull, deri kur banorët e katit të tretë kuptuan se këto punime po preknin edhe ballkonet e apartamenteve të tyre, duke u vendosur një shirit me ngjyrë të kuqe, i cili do të shërbejë si reklamë për bankën turke Ziraat, por pa pyetur banorët e pallatit.

“Unë kam bërë një kallëzim pranë Komisariatit nr. 2 për ndërtime të jashtëligjshme. Në dijeninë time janë edhe dy fqinj të tjerë që janë duke bërë kallëzim sot. Gjithashtu kemi bërë edhe një ankimim pranë zyrave të IMT-së, edhe pranë Policisë Bashkiake.

Siç duket qartësisht, tabelat kanë ardhur deri në pjesën e sipërme të ballkonit. Ballkoni është zhdukur plotësisht”, thotë Roni Telegrafi, një banor i pallatit, i cili më datë 1 mars 2026 bëri kallëzim në polici dhe një ditë më vonë paraqiti një ankesë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Njëkohësisht, për të marrë një reagim nga pala tjetër, gazetari Freard Rista u afrua brenda në ambientet e bankës, por u ndalua nga një person me origjinë turke. Ishte Murat Demir, mbikëqyrësi i punimeve, i cili, kur u pyet për vijimin e punimeve aty që kanë lidhje me vendosjen e reklamave, tha se çdo gjë ishte me leje.

Lexo edhe:

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

Por si qëndron e vërteta? A ka pasur një leje për vendosjen e këtyre reklamave në parapetat e ballkoneve?

Më datë 20 tetor 2025, subjekti person fizik, z. Ideal Çela, përfaqësues me prokurë për njësitë tregtare ku po zhvillon aktivitetin banka Ziraat, ka bërë njoftim pranë Njësisë Administrative nr. 5 për punime të mirëmbajtjes së zakonshme dhe ka marrë përgjigje zyrtare, ku i shpjegohet qartë ligji për “Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesa”, neni 40, dhe konkretisht i specifikohet se çfarë punimesh duhet të kryejë. Por z. Çela zgjodhi rrugën më të shkurtër: vijimin e punimeve pa leje.

Këtë gjë na e konfirmon zyrtarisht Drejtoria e Kontrollit të Terrenit pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, e cila na bën me dije se z. Çela u la detyrë që të paraqesë dokumentacionin tekniko-ligjor pranë IMT-së, por subjekti në fjalë nuk paraqiti dokumentacion justifikues për punimet e kryera.

Kështu, më datë 26 mars, inspektorët e IMT-së zbritën në terren dhe morën masat e nevojshme, atë të prishjes së pjesshme të objektit.

Ndërkohë, nga banorët e pallatit mësuam se Vasian Çyreku, një familjar i pronarit të njësive komerciale, kishte nisur të shpërndante tek ata një deklaratë noteriale, e cila përmbante një listë të gjatë ndryshimesh në pallat, dhe e vetmja gjë që kishte mbetur ishte firma e banorëve.

Parapeti i ballkoneve në fasadën e jashtme të pallatit konsiderohet pjesë e përbashkët dhe, sipas ligjit 55/2025 për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, neni 40 e përcakton qartë se: “Pronari i njësisë mund ta ndryshojë pamjen e pronës së përbashkët ose pamjen e jashtme të njësisë individuale, pjesë e një kompleksi, duke përfshirë këtu arkitekturën, si: fasadën, veshjet, kornizat, dyert, hyrjen, tjegullat, oxhaqet, dritaret, grilat, ngjyrën, stilin, vetëm pasi ka marrë më parë miratimin me shkrim të shumicës së thjeshtë të votave nga asambleja, si dhe është në përputhje me legjislacionin për planifikimin e territorit”.

Sa i takon këtij të fundit, ai është shkelur nga subjekti Ideal Çela që ka kryer punime aty, ndërsa sa i takon ligjit për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, mbetet në dorën e banorëve nëse do të firmosin apo jo ndryshimet që kërkohen të bëhen në pallatin e tyre, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e reklamave me një gjatësi 76 metra linearë rreth e qark pallatit./piranjat news

Etiketa: banke turkeTiraneZiraat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Keni dhe Gonxhja që po “përmbyt” Ramën

19:03 : 11/07/2026
AKTUALITET

Shpërndante kokainë në kryeqytet, arrestohet 38-vjeçari

13:51 : 10/07/2026
AKTUALITET

730 euro qira në Fresk: Si po e shkatërrojnë tregun agjentët imobiliarë me çmime spekulative

12:26 : 09/07/2026
Para

"Dalja nga grupet e whatsapp nuk të mbron"/ Këlliçi-ministrit Hoxha: Je skandaloz

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş