Nga Boldnews.al
Koncerti i Kenye West në Tiranë është eventi më i rëndësishëm ku vetë Rama në kulmin e protestave në vend vendos që të japë plot 4.2 milionë euro nga taksat e qyteraëve. Madje, nëse do kishte qoftë edhe “pak S-PAK”, dera e një qelie mund të hapej lehtë për njeriun që e gjithë jeta e tij politike i ngjan një teatri absurdi me shfaqje dhe propagandë, pa i dhënë rëndësi produktit.
E megjithatë një njeri i besuar i partisë që dikur recitonte vjershat e shokut Shefqet qe caktuar për mbarëvarjtjen e këtij koncerti. Aq i rëndësishëm ishte për vetë të madhin saqë ministri Blendi Gonxhja shpërtheu në mbledhjen e GPS-së duke kritikuar kolegët ministra dhe deputetë se nuk po bënin aq sa duhej për shitjen e biletave të koncertit.
Sjumëkush shprehu habi për kohë, vendin dhe momentin që Gonxhja shërtheu, përveç atij të madhit (Ramës) që shfaqjen e ka formë dhe formën e shfaq si thelb. Dhe Gonxhja që kurrë nuk çeli në sytë e shefit, as këtë herë nuk e kaloi klasën, duke bërë që një koncert i trumbetuar si sukses të dështonte nëse nuk do të vendoste ai i madhi që të hapte kasafortën e qindarkave të qytetarëve dhe jepte 4.2 milionë euro…
I fortë, shumë i fortë deri në kufijtë e një të krisuri politik që në kulmin e protestave qytetare, shkon dhe merr këtë nismë që edhe një jurist që edhe pse mund të ketë mbaruar “shkollënn e partisë” (Rilindjes), duket t’i sugjeronte se kjo nismë ka risk për hapjen e një dosje penale.
Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportitm Blendi Goxhe ishte caktuar si krei i grupit të punës që do të sillnin në Shqipëri këngëtarin Kenye West mdje do të merrej me çdo detaj të mbarëvajtjes së këtij koncerti. Burime pranë Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit thanë për Boldnws.al se Gonxhe prej disa miajsh merret vetëm me mbarëvajtjen e koncertit, por asgjë nuk i ka shkuar mbarë, si nga paaftësia e tij ashtu edhe situata, ku të shesësh bileta qejfi në një kohë që vendi zien nga protesta nuk është aspak e lehtë.
Megjithatë Goxhe paradaksalisht mund të jetë njeriu që në mënyrë indirekte mund t’i hajë kokën shefit. Dikur kur ishte në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Rama, ai dhe Afrim Qendro u akuzuan si shkatarë të përmbytjes së Tiranë së Re, pasi dhënë urdhër për hapjen e digës së Liqenit Artificial, por shpëtuan mirë duke ia lënë përgjegjësinë rojes së liqenit.
Këtë herë nuk ka kujt t’ia lërë përgjegjësinë sesi 4.2 milionë euro firuan për Kenin, që do të vijë, këndojë, fusë miliona euro në xhep dhe do të ikë pa e kuptuar nëse Tirana ishte Shqipëri apo Turqi.














